Në të gjithë debatin e Berisha – Bushati , bie ne sy fakti qe askush nuk guxon te përmendë te atin e Andi Bushatit, Mehdi Bushatin, një nga hetuesit me te tmershem e me gjakatar te ish Sigurimit te Shtetit .
Vëmendja është përqendruar vetëm tek gjyshja e tij Vito Kapo duke lenë jashtë vëmendjes te atin një sadist te njohur te sigurimit te shtetit . Edhe vetë Bushati nuk flet, por për gjyshërit e tij ne përgjigjen ndaj Berishës . Ai ai nuk guxon ta përmende dhe shkaku janë krimet dhe tmerret e shumta te shkaktuar prej tij gjatë punës si hetues e drejtues i larte i Sigurimit te Shtetit :
Ja çfarë thotë per Mehdi Bushatin një prej viktimave të tij ish i burgosuri politik, Demir Pojani ne një interviste te tij në “Rrno per me tregue” ne Shijak TV :
“Pas revoltes se Spaçit na arrestuan dhe na sollën ne Tiranë për ridënim . Kjo hetuesi qe një tmerr i vërtetë. Un pata fatin e keq të kem hetues Mehdi Bushatin. Njeri me përbindësh nuk kam parë. Te tubuar nga Revolta e Spaçit përdoren çdo lloj torture mbi ne mbi ne . Ky ua kalonte te gjithëve ! Un isha i madh nga trupi dhe i fuqishëm , ai i vogël me ca kembë te shtrebta e nuk kënaqej vetëm me të rrahur. Me kërcente ne shpine ne karrigen ku u isha i lidhur e me kafshonte nga inati damarët e qafës ose gishtërinjtë e duarve te lidhura .
Mbushte gojën me gjakun tim dhe dhje ma pështynte ne fytyre . Ata ishin kriminele e sadistë , Vendosen një bast me Florjan Kolonecin , një tjetër hetues te tmerrshëm . Ai kishte ne hetuesi një shkodran , bashkëvuajtës e mik timin , na kishin sjelle bashke nga Spaçi ne hesuesine speciale ne Tirane pas Revoltës , ishim te akuzuar ne një “grup armiqësor” . Kush do ta thyente me shpejtë viktimën ky Bushati, shkodrani qe me torturonte mua një korçar, apo Koloneci, korcari qe torturonte një shkodran.
Mendoni vetë ç’kemi hequr. Këto nuk harrohen, por edhe po te duam nuk na lenë.
Ky u merrte shpirtin e u pinte realisht gjakun njerëzve ne hetuesi , i biri , ky Andi Bushati del çdo dite ne TV na flet e na jep leksione për demokracinë e shtet ligjor … çfarë fyerje për ne viktimat ! “