osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Histori/ I tregoi gjyshes se burri e tradhtonte, ajo i jep një mësim jete!

Histori/ I tregoi gjyshes se burri e tradhtonte, ajo i jep një mësim jete!

Të moshuarit janë plot me urtësi dhe përvoja jetësore, për këtë arsye është më se e vlefshme t’i dëgjoni fjalët dhe këshillat e tyre.

Urtësia e gjyshes

Një grua e re në moshë kishte shkuar për ta vizituar gjyshen e saj dhe për t’i rrëfyer vështirësitë e saj që haste me jetën. Ajo kishte zbuluar se burri i saj po e tradhtonte.

Gjyshe, unë po heq dorë. Thjesht nuk jam aq e fortë për ta përballuar këtë. Gjithçka duket se po shkon keq, dhe kur një problem duket se po zgjidhet, paraqiten dhjetëra të tjera më të rënda. Të betohem se nuk mund ta përballoj më këtë situatë.”

Tri tenxhere

Gjyshja e pa atë, fshiu lotët e saj nga qarja e fuqishme dhe e çoi në kuzhinë. Gjyshja mbushi tri enë apo tenxhere me ujë dhe i la në shporet. Kur filluan të vlojnë, tek njëra vendosi karrota, tek tjetra vezë dhe tek e fundit kokrra kafeje.

Të dyjat ishin të heshtura dhe shkonin tenxheret me ujë të valuar. Pas 20 minutash, i largoi përbërësit nga tenxheret dhe i vendosi në enë të veçanta.

Trego, çfarë po sheh?” – i tha gjyshja.

Karrota, vezë dhe kafe” – u përgjigj ajo.

Shijoi karrotat, pastaj merr një vezë, dhe në fund pi një gllënkë kafe.”

Mbesa veproi ashtu siç i tha gjyshja dhe e pyeti: “’Çfarë po përpiqesh të më thuash, gjyshe?”

Shiko, e dashur, secila prej këtyre ushqimeve u përball me të njejtën sasi uji dhe secila ka reaguar në mënyra të ndryshme. Karrota ka përbërje të fortë. Megjithatë, kur ajo zihet në ujë të nxehtë, ajo zbutet. Veza është e brishtë, vetëm lëvozhga e hollë e mbron atë, mirëpo pas vlimit ajo forcohet. Kafeja është e ndryshme në krahasim me dy përbërësit e tjerë të mëparshëm. Në vend që uji ta ndryshojë atë, kafeja e ndryshon ujin.”

E hidhur apo e vështirë?

Cila prej këtyre je ti? Kur të këqijat të trokasin në derë, si reagon? A je sikur karrota e cila nga pamja e jashtme duket e fortë, por me dhimbje dhe trishtim. A bëhesh e butë dhe e humb fuqinë, apo ndoshta sikur veza e cila i përshtatet ndryshimeve të nxehtësisë?

A je nga ata persona që kanë shpirt energjik, por kur i godet ndonjë e keqe, siç është rast vdekje apo humbja e punës, atëherë ti bëhesh e brishtë dhe jofleksibile?

Mbesa e dëgjoi dhe tentoi të gjejë përgjigje për njërën nga ndjesitë që ajo i propozoi.

“Faleminderit, gjyshe!”

Apo ndoshta je sikur kokrra e kafesë së bluar e cila ndryshon ujin, si rezultat i së cilës rrethanat e kanë çuar në ndryshim? Kafeja në fund lëshon një aromë të bukur. Nëse je sikur kafeja, kur gjërat duken shumë keq, në vend që të heqësh dorë, ti bëhu më e mirë dhe më e fortë – ti ndrysho situatën dhe rrethanat përreth teje, dhe mos lejo që rrethanat të të ndryshojnë ty. Bëhu sikur kafeja, mbesa ime e dashur, gjithmonë përpiqu të jesh e tillë” – e këshilloi gjyshja.

Mbesa e përqafoi gjyshen dhe shkoi për të biseduar me burrin e saj.

Si përfundim, njerëzit më të lumtur nuk i kanë të gjitha të mirat, as nuk e kanë çdo ditë mjaltë dhe qumësht. Sekreti i njerëzve të lumtur është se ata nxjerrin më të mirën nga çdo situatë që u vjen para.