osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historiani zbulon letrën e të burgosurit shqiptar, ndoshta nga më të vjetërit në botë

Historiani zbulon letrën e të burgosurit shqiptar, ndoshta nga më të vjetërit në botë

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një letër të një të burgosuri 106 vjeçar në burgjet e komunizmit.

“Nuk besoj se në ndonjë vend të botës ndonjë njeri në moshën 106 vjeçare ka qenë i burgosur. Këtë rekord të zi e mban Shqipëria. Një i moshuar, krejt pa asnjë faj mbahej në burg.

E vërteta e historisë së tij zbulohet nga një letër që i dërgon diktatorit në vitin 1952, në të cilën kërkon që ta lironte burgu”, shkruan Dervishi në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kastriot Derivishit:

Nuk besoj se në ndonjë vend të botës ndonjë njeri në moshën 106 vjeçare ka qenë i burgosur. Këtë rekord të zi e mban Shqipëria. Një i moshuar, krejt pa asnjë faj mbahej në burg.

E vërteta e historisë së tij zbulohet nga një letër që i dërgon diktatorit në vitin 1952, në të cilën kërkon që ta lironte burgu.

I moshuari nuk priste gjë tjetër nga jeta pasi i kishte provuar të gjitha, kërkonte vetëm të vdiste në shtëpinë e vet.

Prej 3 vjetësh ai gjendej në burgun nr.5 të Tiranës (në vitin 1955 u quajt burgu nr.313).

Ishte dënuar në vitin 1949 si pjesë e “një grupi armiqësor”, kur ishte plot 103 vjeç. I përmenduri akuzohej se në shtëpinë e tij kishte strehuar djalin e nipat e vet të cilët ishin të arratisur.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të dosjes hetimore-gjyqësore nuk rezulton që i moshuari të ketë qoftë edhe implikimin më të vogël sepse vetë mosha, nuk e lejonte të ishte organizues apo veprimtar.

Ai u arrestua më 21.8.1949, pra kur ishte 103 vjeç. Në atë kohë, regjimi, për të mos u zbuluar mosha e të pandehurit më të moshuar në gjithë botën, ka shkruar në vendim se ai ishte 95 vjeç. Kjo e dhënë rezulton e rreme, pasi vetë personi shkruan moshën e vërtetë në letrën që i drejton Enver Hoxhës.

Bardhoku u dënua në një proces me 15 persona të tjerë, midis të cilëve edhe një grua. Të pandehurit e procesit ishin nga Zhej i Poshtëm, Gurrëza, Selita e Vogël dhe Mali i Bardhë (i përmenduri).

Çështja u gjykua nga Gjykata e Lartë Ushtarake vetëm në një shkallë gjykimi. Me vendimin nr.142, datë 17.9.1949, gjykata i deklaroi fajtorë të gjithë dhe të moshuarin më të madh të dënuar në botë e dënoi me 20 vjet burgim.

D.m.th. ai do të dilte nga burgu kur të ishte123 vjeç.Me të njëjtin vendim u dënuan me vdekje: Kolë Dedë Tota (45 vjeç), FrrokMhill Rika (46 vjeç). Të tjerët morën dënime 5-15 vjet burgim, punë të detyruar, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës zgjedhore për dy vjet.

Letra e 106 vjeçarit në vitin 1952

I nënshkruari Nikollë Ndre Bardhoku, lindur dhe banues në katundin Mali i Bardhë (Milot), kam nderin t’ju parashtroj sa më poshtë:

Jam arrestuar në muajin gusht 1949 nën akuzën se kam strehuar djalin dhe nipat e arratisur dhe të vrarë prej Sigurimit dhe i dënua prej gjyqit special me 20 vjet privim lirie.

Z.komandant!

Jam një plak në moshën 106 vjeç; unë në shtëpinë time gjithë ditën natyrisht edhe natën isha i detyruar të rrija shtrirë në dyshek. Djali dhe nipat që ishin arratisë vepronin me kokën e tyre, aspak nuk më përfillnin vdek apo gjallë isha jam.

Pra në të tilla kondita si mund të cilësohem strehues? Sot jam i sëmurë dhe nuk jam në gjendje as të vete në nevojë, por duhet të shoqërohem nga shokët.

Prandaj marrë guximin të drejtohem personalisht, juve z.komandant, duke ju lutur të më mëshironi edhe të urdhëroni lirimin tim në mënyrë që të vdes në shtëpinë time.

Me nderime

Nikoll Ndre Bardhoku

Burgu nr.5 Tiranë

Tiranë 5.2.1952