Babai i këngëtarit Arkimed Lushaj, Sali Lushaj, i njohur si ish truproja i Sali Berishës, ka folur lidhur me arrestimin e djalit të tij.
Lushaj thotë se Stresi s’ka pasur kurrë armë dhe se pistoletën e ka futur policia në dhomën e hotelit.
Ai u kërkon shqiptarëve ta besojë versionin e tij ku thotë se i biri ka shkuar veç të flerë pak gjumë në hotel dhe se vajza e gjetur në dhomë kishte shkuar sa për të bërë një foto.
Arrestimin Lushaj e ka cilësuar të nxitur politikisht pasi sipas tij pushteti ka marrë fund.
“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën.
Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap.
Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër. Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige”, ka treguar babai i reperit.
Gjithashtu ai është shprehur se Stresi është i pafajshëm dhe se ndihet krenar për të. Sipas atij, nga të gjitha akuzat ndaj Stresit asnjë nuk qëndron.
Njëkohësisht Sali Lusha ka folur edhe për të fejuarën e Stresit, Keisin. “Ajo e ka marrë me sportivitet sepse e njeh kush është Stresi. Në asnjë sekondë nuk është ndarë as nga ne dhe as nga Stresi duke e mbështetur”, tha Lushaj.(TemA)