osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dorëheqja e Xhafajt, Artan Hoxha: Ministri i ri i formuar në Gjermani, Rama mesazh ndërkombëtarëve, opozita u zu në befasi

Dorëheqja e Xhafajt, Artan Hoxha: Ministri i ri i formuar në Gjermani, Rama mesazh ndërkombëtarëve, opozita u zu në befasi

Njeriu më i rëndësishëm në kabinetin “Rama 2”, Fatmir Xhafaj, dha paraditen e kësaj të shtune dorëheqjen nga posti. Lëvizja e Xhafajt ishte e papritur pasi erdhi në një moment kur Policia e Shtetit dhe “Forca e Ligjit” ishte angazhuar maksimalisht në betejë me krimin e organizuar. I ftuar në studion e Report Tv, gazetari investigativ, Artan Hoxha analizoi arsyet e kësaj vendimmarrje të Xhafajt. Sipas tij, fakti që Rama nxori menjëherë emrin e pasuesit të Xhafajt, çka lë të kuptohet se kryeministri ishte i përgatitur. Gazetari Artan Hoxha kujton mbështetjen që ish-ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin i dhanë Xhafajt i vënë në qendër të sulmeve nga opozita, ndërsa largimi i tyre, sipas tij, solli edhe dobësimin politik të ministrit në detyrë.

Është java e dytë që lajmin e lënë në fundjavë. Ishte e papritur. Xhafaj ishte vënë në qendër të sulmeve që në muajin maj për Agron Xhafajn. madje opozita deklaroi ë fillim se Xhafaj hyn në Ministrinë e Brendshme vetëm duke kaluar mbi trupat tanë. Por Xhafaj rezistoi. Në momentet kur furtunat e mëdha kishin në qendër Xhafajn, ai ka rezistuar, ka tentuar të reagojë nisur nga aksionet në të gjithë vendin ditët e fundit ku u kapën katër grupe njëherazi. Pastaj Rama kishte gati emrin e ministrit të ri dhe kjo do të thotë se kryeministri e kishte menduar këtë. Xhafaj kur mori detyrën ishte një propozim dhe mbështetje e ambasadorëve kryesorë në Shqipëri, njeriu që kishte bërë reformën në drejtësi në Shqipëri, kishte mbështetjen e fortë të Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Tani ata janë larguar dhe në këto kushte ka rënë edhe një lloj mbështetje që kishte Xhafaj. Dhe Rama u kundërpërgjigj me një emër që është i vështirë të atakohet nga opozita.

Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv

Sa i takon emrit të ministrit të ri, Artan Hoxha tha se ai vjen me një formim të theksuar në Gjermani dhe zgjedhja e Gjeneral Sandër Lleshit për të pasuar Fatmir Xhafajn, është një mesazh që Rama i dha ndërkombëtarëve dhe nga ana tjetër i mbylli gojën opozitës.

“Ministri i ri ka një formim gjermanik. Ka harxhuar një dekadë të tërë me trajnime, kurse, gjuhë në Gjermani. Dhe ky është një mesazh i qartë drejtuar partnerëve ndërkombëtarë të cilët janë bërë aktivë kohët e fundit. Është një emër që edhe opozita nuk ka lënë gjë pa nxjerrë dhe sot i ka kapur befas. Ka qenë 5 vjet rresht këshilltar i kryeministrit. Është një emër ku nuk ke ku ta kapësh”, tha Artan Hoxha, i cili shtoi se prezenca gjermane në Shqipëri është gjithnjë e në rritje.

“Kjo lëvizje e Ramës ka edhe një mesazh tjetër se nuk iu mbroj dot”.

Sa i takon konferencës së paralajmëruar nga Saimir Tahirit, Artan Hoxha tha se dorëheqja e Xhafajt nuk ka lidhje me këtë.

“S’me rezulton që konferenca për shtyp që do japë Tahiri ka lidhje me Xhafajn. Ajo ka lidhje me hetimet ndaj Tahirit edhe logjikisht nuk mund të ketë lidhje me Xhafajn. Ne duam të sajojmë disa konflikte që nuk mund të shpërfaqen në këtë formë. Tahiri është jashtë partisë, është jashtë lojës dhe është në pritje të gjykimit edhe pse ai gjykim nuk po i vjen kurrë sepse hetimet shtyhen pafundësisht”.