Ditën e sotme rrugët e fshatit Derviçan në qytetin e Gjirokastrës janë mbushur me flamuj grek.
Lehtësisht, në kalimet kryesore në fshat vihet re prania e flamujve të shumtë bardhë e blu, ndërsa ai shqiptarë sa për formë.
Siç bëjnë me dije banorët e zonës, sot pritet ardhja e një delegacioni grek, ndërsa nuk dihet me saktësi se kush do të jetë “i ftuari i nderit” që po “pushton” kaq lavdishëm fshatin shqiptar në kufi me Greqinë.
Duke sjellë pamje nga rruga kryesore, banorët shtojnë se kjo gjë ndodh sa herë që ndonjë delegacion grek vjen në zonë, apo sa herë që është ndonjë festë kombëtare e Greqisë.
Në këto raste, e gjithë zona vishet me flamujt e grekëve, ndërsa flamuri shqiptar….