Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është themelues i shoqërisë mediatike “Zëri i Popullit”.
Ky fakt bëhet i ditur për Report TV nga një ekstrakt i siguruar nga QKR.
Në të dhënat e aksionerëve shihet se ish-ministri është i vetëm në këtë ndërmarrje mediatike, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, ndërsa si adresë ndodhet në rrugën ‘’Prokop Mima”, në afërsi të Komunës së Parisit. Tahiri duket se ka marrë të gjitha masat që media e tij të jetë e licencuar dhe me aktivitet të rregullt, pasi ai e ka regjistruar në 13 shtator të këtij viti dhe si biznes në QKR.
Paraditen e sotme kujtojmë se Tahiri është parë në afërsi të shtëpisë së tij duke pirë kafe me drejtuesen e një portali të rëndësishëm si dhe me zëvendësdrejtorin e një prej televizioneve më të mëdha në vend.
Media “Zëri i Popullit” është organi mediatik zyrtar i Partisë Socialiste. Deri disa vite me parë, gazeta dilte në print dhe funksiononte online, ndërsa me ardhjen e PS në pushtet u mbyll. Ndërkohë që marrja e emrit të shtypit zyrtar të PS duhet të jetë bërë me lejen paraprake të zyrtarëve të PS.