Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme.
Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, opozita tha se anulimi erdhi si pasojë e kësaj lëvizje.
Tahiri ka konfirmuar anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”.
Por i pyetur nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish-deputeti i PS-së tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen e pasardhësit të tij.
“Konferenca ka lidhje me mua, me askënd tjetër”, u shpreh Tahiri.