Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë këtij sesioni parlamentar kanë përfituar para nga buxheti i Kuvendit, ndonëse shumica e tyre nuk kanë qenë as edhe një minutë në Parlament apo në komisionet e përhershme parlamentare.
Gjatë muajit shtator të 2018, periudhë që përkon me bojkotin parlamentar, ligjvënësit e opozitës kanë përfituar para për dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie dhe për shpenzime qiraje po aq sa deputetët e shumicës, të cilët kanë marrë pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Konkretisht, ligjvënësit e opozitës, gjatë muajit shtator 2018, kanë marrë secili dieta nga 35 000 lekë deri në 75 000 lekë, 30 000 lekë deri në 40 000 lekë për karburant dhe 17 000 deri në 20 000 lekë për shpenzime telefoni. Edhe pse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, rezulton se disa deputetë kanë marrë sa dyfishi i kolegëve të tyre.
Deputetët Agron Çela, Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Nadire Meçorapaj etj., kanë përfituar nga 75 250 lekë secili dieta në muaj, ndërkohë që shumica e deputetëve të tjerë kanë përfituar mesatarisht 37 000 lekë dieta. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë muajit shtator, rezulton se ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 33 702 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 37 625 lekë dieta. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfituar 30 016 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka përfituar 33 702 lekë për karburant, 20 000 lekë për telefon dhe 43 266 lekë dieta. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka përfituar 40 000 lekë për karburant, 20 000 lekë për telefon dhe 43 266 lekë dieta. Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka përfituar 016 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 0 lekë dieta.
Deputetët e opozitës me në krye Bashën, kanë përfituar dieta edhe pse në bojkot të Kuvendit
Përfitimi
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë këtij sesioni parlamentar kanë përfituar para nga buxheti i Kuvendit, për karburant, shpenzime telefoni dhe dieta, ndonëse shumica e tyre nuk kanë qenë as edhe një minutë në Parlament.
Dietat
Edhe pse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, rezulton se disa deputetë kanë marrë sa dyfishi i kolegëve të tyre. Deputetët Agron Çela, Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Nadire Meçorapaj etj., kanë përfituar nga 75 250 lekë secili dieta në muaj.