osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj!

Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj!

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë njofton edhe emrin e ministrit të ri të Brendshëm.

Ai do jetë Gjeneral Sandër Lleshi, që aktualisht mban detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kryeministrit.

Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.

Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.

Emërimi nga Rama i Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm

Fatmir Xhafaj ka qenë në qendër të akuzave të opozitës për çështjen e vëllait të tij për dosjen “Babalja”. Fatmir Xhafaj u emërua në detyrën e ministrit të Brendshëm në mars 2017, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i vënë gjithashtu në qendër të akuzave dhe sulmeve të opozitës për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve.

Detyrë të cilën Xhafaj do ta linte në maj 2017, pas paktit të 17 majit Rama-Basha dhe do të emërohej ministri teknik Dritan Demiraj. Por pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Xhafaj u rikthye në të njëjtën detyrë në kabinetin “Rama 2”.