Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e pyetur se pse është shkarkuar ish-ministri Ylli Manjani nga posti i Ministrit të Drejtësisë, u përgjigj në papërgjegjshmëri totale… mendore, se shkak kanë qenë deklaratat e bëra, për ndërhyrjen e ushtrisë për të shkatërruar kanabisin.
Por Monika harron në fakt, se deklaratat e Manjanit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, kërkesë drejtuar presidentit të asaj kohe Bujar Nishani, ishin “axhendë” partie, pasi nuk dolën vetëm nga goja e Manjanit por dhe të “ish-bashkëshortit” të saj në pozicionin kryetar Kuvendi, Ilir Meta, me pretekstin e kapjes së Klement Balilit (Eskobarit të Ballkanit), mikut të partisë dhe ministrave të saj, që rrëziteshin dhe flinin me netë të tëra në hotelin luksoz buzë detit “Santa Quaranta”.
Por pasi Edi Rama u paraqit me urgjencë në Kuvend, në një takim kokë më kokë me Metën, “kurban” i axhendës këshill anti-kanabis u bë Manjani, i cili nuk kishte pëllitur në kokë të vetë, por u përdor nga Meta pasi kishte nisur krisja e koalicionit të 2009.
Madje pas shkarkimit, ish-ministri Manjani kërcënoi drejtpërdrejt në konferencë për shtyp, të gjithë ata të cilët i rrezikonin “integritetin” moral dhe profesional, që sigurisht ishin miqtë e partisë, se nuk duhet ta kërruanin me të, pasi ai dispononte materiale kompromentuese nga dhomat e hotelit të Balilit, ku qeveritarë hardaliseshin me dashnore!
Por në të vërtetë, veç fotove të Manjanit duke bërë shkuma-party në hotelin e Balilit, asnjë material nuk u publikua më dhe pas rënies drastike në kile, Manjani u kthye në një avokat “elegant”. Asnjë nuk e pyeti në atë kohë Manjanin, se si i dispononte provat filmike për qeveritarët dhe nuk e njihte Balilin, por kishte nën kontroll kamerat e tij?!
Kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se: A keni qenë ju i lidhur personalisht me Balilin?
Ylli Manjani u përgjigj se: Klement Balilin e njoh shkresërisht. Shkresërisht, për aq sa i takon, letër-porosive që kam transmetuar ndërmjet komunikimit zyrtar me Prokurorinë e shtetit tonë dhe Prokurorisë së shtetit grek. Kjo është ajo që di!/Ekskluzive.al