Agron Duka tha në studion e “Repolitix” në Report TV se Avdylajt i ka njohur për njerëz të mirë, të cilët kanë punuar për vite me radhë në emigracion.
Sipas tij, Flamur Avdyli që atakohet për një hotel luksoz në Durrës, e ka siguruar atë biznes nga puna në emigracion.
“Unë vetë jam shijakas dhe familjen Avdylaj i kam pasur fqinjë. Ata me origjinë janë çamë. Kanë punuar për vite në Gjermani.
Flamuri, Flamur Avdyli ka punuar për vite me radhë në Gjermani.
Ka atë hotelin që flitet në Durrës, por ata kanë punuar për mua si njerëz të ndershëm në emigracion“, tha Duka.