Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas akuza të bëra nga kreu i PD Lulzim Basha ku sipas tij Doka ka bashkëpunuar me krimin për të blerë zgjedhjet.
Në një shënin në facebook Dako teksa e quan Bashën toç i Salit i thotë se për të nuk voton njeri vetëm nostalgjikët e PD.
Më tej Dako thotë se do të dërgoj në gjyq Bashën për deklarimet që ka bërë lidhur me të.
“O Lulëzim Basha!
Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën..
Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq!
Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët.
NUK KE VOTE!
Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh..
TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.
Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote!
Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty.
Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!”- shkruan Vagjush Dako.