Lulzim Basha ka dalë dje dhe ka akuzuar (edhe pse pa asnjë provë konkrete) të gjithë kundërshtarët e tij si të inkriminuar. Kjo sipas tij ishte arsyeja e humbjes së tij në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Por, paradoksalisht, është vetë Basha i cili në 2009 kur ishte kandidat për deputet në Elbasan dhe ministër i Jashtëm, sipas kabllogrameve të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ndërhyrë për lirimin e një krimineli nga burgu, në këmbim të mbështetjes në zgjedhje.
Në kabllogram shkruhet saktësisht: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”
Kjo është provë e SHBA-ve, të cilës Basha duhet t’i japë përgjigje, përpara se të akuzojë pa prova.
Kabllogrami amerikan i 13 gushtit 2009:
Kabllogrami në fjalë ka titullin “Kriminelët bëjnë ligjin në parlamentin shqiptar” dhe mban datën
13 gusht 2009. Është firmosur nga ish-ambasadori Uidhers dhe marrësi është Departamenti i Shtetit Amerikan. Statusi i kabllogramit është “material i klasifikuar” dhe ndër të tjera shkruan: “..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…”./Lexo.al