Një nga të ftuarit e kësaj puntate të Soirée nga Jonida Shehu, në Top Channel, ishte aktori i mirënjohur, Herion Mustafaraj.
Ndër historitë e treguara nga të ftuarit, Aleksander Vezuli, Liliana Kondakçi, Bashkim Alibali, Iva Hoxha, Mirza Alibegaj, Herion Mustafaraj, ishte edhe ajo e të ashtuquajturës, e dashura e parë e Herionit (Beni ecën vetë).
Mund të duket shaka, por kjo paska qenë histori e vërtetë.
“Unë kisha një shok, që babain e kishte shofer që dilte jashtë shteti. Atë kohë ai kishte futur një fotografi të një femre nudo. Thjesht një femër nudo. Vjen një ditë në shkollë dhe më thotë, shikoje çfarë kam.
Unë sa e pashë thashë me vete, mos, kjo është imja. Kjo është imja, do e blej vëllai jot. E bleva për 100 lekë, atë kohë i thonë 100 dollarë. Ajo ishte gocë e mirë, pa fjalë.
E mbajta, e palosa e bëra të vogël dhe u mërzita. E shita pastaj për 500 lekë dhe bëri sa bëri xhiron e shkollës dhe kur erdhi ishte palosur shumë. Kur më erdhi nga një shok, e hap dhe pashë të dashurën time të parë. E bleva për 30 lekë dhe ia lashë një ushtari pastaj”, tregoi me humor Herioni.