Modelja bukuroshe shqiptare, Emina Çunmulaj është bërë shpesh protaqgoniste për t’i ndryshuar jetën disa familjeve që jetonin në kushte të vështira ekonomike.
Kësaj radhe modelja ka bërë thirrje për ndihmë për shoqen e saj të shkollës, me të cilën njihet që kur kanë qenë fëmijë.
“Lindita është i vetmi prind i këtyre pesë fëmijëve dhe e kam pasur shoqe shkolle prej vitesh, kështu që njihemi që kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur bashkë. Vitin e kaluar kur isha këtu më erdhi lajmi nga një shok i yni dhe më tha që të shihja në çfarë kushtesh jeton Lindita.
Më çoi tek ajo dhe jetonte në baraka, në kushte të tmerrshme, në kushte që as kafshët nuk jetojnë jo më njeriu. Ishte shtatzënë vjet kur e kam parë dhe sa kam shkuar në Amërikë, ajo ka lindur djalin.
Nëna dhe vëllai e kanë marrë në shtëpinë e tyre së bashku me pesë fëmijët e saj. Lindita ka nevojë për ndihmë, për strehim. Asaj i ka vdekur burri vitin e kaluar”, është shprehur Emina.
Modelja është shprehur optimiste dhe e sigurt që shqiptarët do të japin kontributin e tyre për t`i siguruar Linditës dhe fëmijëve të saj një jetë më të mirë