Veç tensioneve për përgjimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, nuk kanë munguar as batutat dhe të qeshurat.
Juristi Çlirim Gjata, duke patur parasysh përgjimet e Dakos me Astrit Avdylajn, i njohur me pseudonimin “Niçja”, i tha se me të fliste shumë ëmbël në telefon, ndërsa në studio po bën hatanë.
Kaq ka mjaftuar që të ftuarit të shpërthejnë në të qeshura ndërsa Dako ka ruajtur seriozitetin.
Batutat:
Gjata: Shumë ëmbël i flet atij, neve po na bën hatanë këtu
Fevziu: dhe gazetarët qeshin me të madhe
Dako: Unë….edhe sot e kësaj dite..
Fevziu: me dashuri i flisje
Dako: Nuk e kam me ju e kam me ata përtej jush