Një debat serioz ka shpërthyer në vend pas deklaratës së Edi Ramës mbi nevojën e presidentit kombëtar mes Shqipërisë e Kosovës.
Luli nuk është përmbajtur dhe ka lënë të kuptohet se Thaçi dhe Meta janë hajdutë, dhe nuk ka nevojë të shtojmë një të tretë.
Pas deklaratës së Bashës, kanë shpërthyer komentet .
Kritikët e tij po i kërkojnë të tërheqë deklaratën, ose të saktësojë pse i quan hajdut Thaçin e Metën.
Kunati, në përpjekje për të rregulluar gafën e Lulit, ka nisur një proces konsultimi.
Së pari, mori Monikën ta sqarojë se Luli nuk e ka fjalën për Metën, kur ka thënë një hajdut më shumë, por për Ramën, pasi sipas Kunatit, presidenti kombëtar është president i Ramës.
Megjithëse shpjegimi nuk ishte bindës, Mona e fali.
Ndërkohë, pas kësaj, tentoi të sqaronte Thaçin.
-Luli nuk e ka pas për ju, i tha, pasi ai e ka me ata që janë në ekzekutiv.
-Ani de e di, se Ramushit ja ka marrë dorën, ja ka çu dosjen në Hagë, po me mu s’di ça ka, se unë e kam mbajtë mirë kur ishte në Kosovë.
Pas kësaj, Kunati u hodh në aksion të sulmojë deklaratën e Ramës për president kombëtar dhe i kërkoi ndihmë ish- deputetit Ruli.
-Vetëm tek ty kam besim që mund ta bësh për një lek këtë deklaratën, i tha Kunati.
-Po ç’të të them unë mor bir, i tha Ruli.
Në kushtet që ne jemi, mua më duket deklaratë me vend.
-Si me vend? Nuk e ke dëgjuar që e kanë kundërshtuar të gjithë…
-I kam dëgjuar djalo, po çfarë s’po dëgjojmë, tha Ruli.
Në Prishtinë Gjykatë Speciale kundër njerëzve në pushtet, në Tiranë SPAK kundër njerëzve në pushtet.
Në këto kushte, dhe Shqipëria, dhe Kosova, rrezikojnë të mbeten pa president, ndaj është mire të bëhemi gati të kemi një president për të dy vendet bosh.(tema)