osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rihapet dosja e vitit 1997, Sali Berisha që eleminoi Zhulalin e Gazideden për të shpëtuar, pritet të jetë në bankën e të akuzuarve vrasjet masive

Rihapet dosja e vitit 1997, Sali Berisha që eleminoi Zhulalin e Gazideden për të shpëtuar, pritet të jetë në bankën e të akuzuarve vrasjet masive

Kanë kaluar 21 vite nga tragjedia e marsit 1997 dhe shqiptarët ende nuk kanë harruar atë çmenduri që kishte kapluar vendin dhe ku të huajt habiteshin si në Shqipëri “qëllohej Zoti”.

Shembja e skemave mashtruese piramidale, ku shqiptarët humbën në këto kompani të ngritur nga qeverisja e atëhershme e Berishës plot 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve, solli rebelimin e qytetarëve në kërkim të parave të tyre.

Për shkak të këmbënguljes së Berishës për të mos u larguar nga pushteti dhe gjuhës së forcës që përdori, për tre ditë shteti shthur, depot e armëve dhe municioneve ranë në dorë të popullatës dhe për pasojë institucionet e shtetit ranë.

Askush nuk mund të harrojë atë kohë të vështirë për shqiptarët, ku secili kërkonte një rrugë për të ikur për t’u shpëtuar plumbave e për të shpëtuar jetën, kur shteti u vu kundër popullit me urdhër të ish Presidentit Sali Berisha, duke e çuar vendin në prag të luftës civile.

Sali Berisha urdhëroi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin, gazetat iu nënshtruan censurës, nuk mund të rrinin më shumë se tre vetë bashkë, u krijuan trupat paramilitare e militare me militantë të PD për të sulmuar jugun.

Dhe “qershia mbi tortë”, në krye të ushtrisë u vendos matematicieni Bashkim Gazidede ish kreu i SHIK, që u gradua Gjeneral nga Sali Berisha me dekret presidencial.

Ushtria, policia, SHIK-u dhe trupat militare e paramilitare të krijuara nga militantët e PD, të mbështetur dhe nga aviacioni dhe të mbushur me lëndë helmuese luftarake, marshuan në Jug të vendit dhe u përballën me popullatën e rebeluar, për shkak të humbjes së parave në Piramida.

Për shkak të kësaj përplasjeje mes shtetit dhe popullatës së acaruar dhe armatosjes së popullsisë, në marsin e vitit 1997, mbi 4 mijë njerëz të pafajshëm u vranë.

Vlora, Saranda, Berati, Përmeti, Gjirokastra, Fieri, deri Elbasani e Cërriku i bënë arenë përplasjesh mes shtetit të Berishës dhe qytetarëve dhe vetëm falë dhe maturisë së ushtrisë që nuk zbatoi urdhërat dhe pjesa më e madhe dezertoi, u shmang tragjedia e mëtejshme.

Por duke qënë se miliona armë dhe municione mbetën në duart e popullsisë, viktimat e marsit të vitit 1997 vijojnë në limite më të ulta, vit pas viti, ku deri më tani të vrarët nga këto armë kanë arritur në 7 mijë persona.

Pra ky ishte “litari” që la Berisha jashtë për Shqipërinë e shqiptarët dhe që po vret sërish njerëz.

Dhe kur të gjithë kanë menduar se dosja e marsit të vitit 1997 dhe e mbi 4 mijë jetëve të humbura në këtë tragjedi ishte mbyllur, paskan qënë të gabuar.

Organet ligjzbatuese me sa duket kanë vendosur ta fillojnë mbarë rihapjen e dosjeve të rënda ku kanë humbur jetë njerëzore për shkak të keqqeverisjess ë vendit nga liderët e saj dhe përdorimit të levave të shtetit për të mbajtur postin me zor, qoftë dhe me gjakderdhje.

Mësohet se ka filluar hetimi për masakrën e Vlorës nga SHIK-u që solli dhe nisjen e rebelimit kundër Presidentit të asaj kohe Sali Berisha, i cili cilësohet fajtori kryesor dhe ndoshta i vetmi për tërë masakrën e kryer në mars të vitit 1997.

Ka nisur shqyrtimi i kësaj dosjeje, mbushja e saj me dokumente dhe prova që çojnë hetimin drejt zbardhjes së të vërtetës, janë marrë dëshmitë e aviatorëve që ishin nisur për të bombarduar Vlorën me urdhër të Berishës dhe Gazidedes, por që dezertuan dhe ikën në Itali me gjithë avionë.

Njëherësh, janë marrë dhe dëshmitë për hedhjen mbi popullatën civile të Lëndëve Helmuese Luftarake (LHL), urdhërat për të goditur me artileri të rëndë Vlorën, Sarandën, Gjirokastrën, Përmetin, Beratin dhe të gjitha qytetet e Shqipërisë ku ka pasur revolta në mars 1997.

Ndërkohë që në dosje janë futur dhe urdhërat e Berishës të përçuara nga krahu i armatosur i PD Shaban Memia dhe elementëve të tjerë në kupolën e lartë të PD për degët e partisë në rrethe, për të armatosur militantët dhe për t’i dërguar në jug me qëllimin “për të luftuar rebelët komunistë”.

Procesverbalet, kërkesat drejtuar krerëve të këshillave të rretheve, dhënia me procesverbal i armatimit nga SHIK-u i Gazidedes për militantët e PD që të dërgoheshin në jug për të luftuar, lista e plotë e tyre për çdo rreth me firmë dhe me vulë, janë tashmë pjesë e kësaj dosjeje.

Ndërkohë që janë evidentuar dhe personat që do të merren si të pandehur për të dhënë llogari për tragjedinë e marsit të vitit 1997, ku nga rënia e shtetit u vranë mbi 4 mijë persona të pafajshëm.

Në krye të listës qëndron Sali Berisha, Presidenti i asaj kohe dhe njeriu që ka dhënë të gjitha urdhërat për goditjen e popullsisë civile në jug të vendit nga ushtria, policia dhe SHIK, si dhe për pak e çoi vendin në luftë civile, pasi dërgoi militantët e PD nga Veriu, të luftonin kundër Jugut.

Por me sa duket Sali Berisha do të jetë njeriu i vetëm që do të japë llogari për gjithë këtë masakër shtetërore ku u vranë mbi 4 mijë njerëz të pafajshëm në mars të vitit 1997, pasi aktorët e tjerë janë ndarë nga jeta në mënyrën më misterioze të mundshme.

Kështu, ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, pasi nuk preferoi të ishte “violinë e parë” në goditjen e popullsisë civile në jug të vendit me armë, lëndë helmuese luftarake dhe bombardime nga ajri, është ndarë nga jeta në mënyrë mistershme.

Akuzat e herë pas hershme ndaj Sali Berishës për eleminimin fizik të Zhulalit përmes një helmimi të ngadaltë, me sa duket po zënë vend dhe pritet të shqyrtohen dhe ne dosjen e hetimit të tragjedisë së vitit 1997.

Helmimi i Zhulalit mendohet se është bërë nga njerëz shumë profesionistë për të eleminuar të gjithë ata që dinin shumë për urdhërat e Berishës, pavarësisht se Zhulali s’kishte shumë rol në mars 1997.

Pas tij, me ardhjen e PD në pushtet më 2005, rikthehet në Shqipëri pas një ekzili të gjatë në Turqi ish kreu i SHIK-ut famëkeq të asaj periudhe, Gjenerali i gjendjes së jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede.

Por dhe Gazidede u shua ngadalë nga një sëmundje misterioze pak kohë pasi erdhi nga ekzili dhe u “integrua” nga Berisha si numri dy i Hipotekës shqiptare.

Asnjë shpjegim nuk u dha për vdekjen e ish kreut të SHIK Gazidede, por akuzat për eleminimin e tij nga ana e Berishës që t’i mbyllej goja, pasi dinte shumë për maskarallëqet që ish presidenti ka bërë në atë kohë në kurriz të shqiptarëve duke marrë jetë njerëzish, janë shfaqur në media.

Ndërkohë që më 2 mars 1997 gjeneral Adem Çopani u bë shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, por edhe ai nuk jeton më, pasi është ndarë papritur nga jeta në moshën 74 vjeçare.

Por ngritja në detyrë e Çopanit më 2 mars 1997 erdhi si pasojë e të faktit se gjeneral Sheme Kosova që kishte mbajtur postin e Shefit të shtabit të Përgjithshëm të FA që nga viti 1994 e deri në këtë ditë, u detyrua të japë dorëheqjen.

Gjeneral Kosova në një intervistë për mediat ka shpjeguar se nuk kishte zbatuar urdhërat për të nisur ushtrinë drejt jugut që të përballej me qytetarët, dhe për pasojë kishte dhënë dorëheqjen i detyruar nga eprori i tij, duke mos i përmendur emrin. Por eprori ishte ishte vetë Presidenti i asaj kohe Sali Berisha.

Madje ai thotë se kishte ndjerë persekutimin gjatë qeverisjes së Berishës, dhe se ishte në listat e hetimit të Berishës për moszbatimim urdhëri në atë kohë. Këto deklarata të tij pritet të jenë pjesë e dosjes së tragjedisë së marsit të vitit 1997.

Nisjen e shqyrtimit të dosjeve të vitit 1997 e pranon dhe drejtori aktual i policisë së qarkut Berat Artjon Duka, që një ditë më parë ka thënë se po vijon studimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit, që është i bollshëm dhe provat do të dërgohen për të plotësuar dosjen e hetimit.

E njëjta gjë po ndodh në të gjitha qarqet e jugut, dhe nuk është një koencidencë e rastit që ish bashkryetari i komisionit parlamentar të hetimit të ngjarjeve të marsit 1997, deputeti Spartak Braho zbardh në media gjithë dosjen e mbyllur në atë kohë, me dokumente dhe fakte që i publikon në dritë të diellit, duke treguar krimet e Sali Berishës.

Në këto kushte, kur bashkëpuntorët e asaj kohe Zhulali, Gazidede dhe Çopani nuk jetojnë më, mund të jenë eleminuar për të mos folur, gjithë barrën e hetimit do ta mbajë ish presidenti Sali Berisha. I cili ka mbi kurriz mbi 4 mijë vrasje në marsin e vitit 1997, dhe opsioni i vetëm i përgjegjësisë nëse gjendet fajtor, është burgu i gjatë.

“Drejtësia vonon po nuk harron” thotë një postulat shqiptar, dhe mbështetja amerikane me sa duket po e bën realitet një postulat të tillë./Pamfleti