Kryetarja e LSI, Monika Krymadhi është pyetur nga gazetari Erl Murati gjatë një lidhje në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News 24 se cili është deputeti i LSI i përfshirë në përgjime me Avdylajt.
Për këtë,Kryemadhi tha se nuk ka dijeni të ketë deputet të LSI, që është i përfshirë në këtë çështje.
“Kushdo deputet i përfshirë duhet të hetohet. Duhet të pastrohet politika. Ne duhet të arrijmë në atë stad që të mos jenë kriminelët ata që diktojnë politikanët. Unë nuk e kam këtë informacion se gjendet një deputet i LSI në dosjen e përgjimeve”, – tha ajo.
Më tej, ajo nënvizoi se di vetëm që ka deputetë të PS të përfshirë në përgjimet me Avdylajt.