Astriti dhe Niçja janë dy persona të dalë nga përgjimet e publikuara së fundmi ku Dako dyshohet se ka folur me ta për shitblerjen e votave.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Dako ka sqaruar me dijeni të plotë se kush është Astriti dhe Niçja.
“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit.
Astriti është vëllai i Niçes. Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”,- tha Dako