osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

At Zef Pllumi rrnoi për me tregue

At Zef Pllumi rrnoi për me tregue

Nga Andreas Dushi

Ishte data 28 gusht e vitit 1924, dita në të cilën Kisha përpërkujton Shën Agustinin, kur në alpet e veriut të Shqipërisë lindi një djalë që e quajtën Zef. Lindjen e tij e tregon vetë padër Zefi në tregimin autobiografik “Saga e fëmijënisë”

“…ishte fundi i verës 1924. Familja si gjithmonë kishte dalë me verue ndër bjeshkët e nalta të Shqipnisë e gjindej prani nji liqeni alpin, aty ku u kufizojshin Malsia e Madhe e Dukagjini. Vendi quhej “Tërthorja e Bogës” në nji naltësi mbi 1600 metër. Mbas mesdite nana eme e pa se duhej gatue bukë tjetër. Tue kenë se kunata e saj, nana Lulë, që ishte zojë shtëpie, kishte ra me pushue, dada muer tojen e sakicen e vogel për me pre nji barrë me dru aty poshtë prozhmit mbi stanet e shaljanve. Mbasi bani nji barrë dru, ndërsa po përgatitej me e lidhë, e kapën dhima të forta. U kujtue mirë. Muer sakicen e vogël me vedi e hini diku mes shkurreve e kërkoi nji cop vend që të kishte sa ma shumë dushk. Aty linda. Ajo me sakicen e vogël ma preu kërthizen e më lidhi, siç kishte ndihmue kush e di sa herë gra të tjera n’aso rastesh.”

Qysh fëmijë, Zefi deshi të bëhej frat. Këtë dëshirë ia shpreh xhaxhait, kreut të familjes dhe ai e lë të lirë. Përfundimisht vendimi merret në takimin e tij me Át Gjergj Fishtën dhe Át Anton Harapin (për kohën dhe datën Át Zefi thotë se ‘ende nuk kishem të formuem konceptin e kohës, prandej nuk asht e regjistrueme as data, as viti’) të cilët, një ditë shkojnë në atë mal të largët ku familja e Zefit i fton me bujt. Këtë takim, Pllumi e tregon në librin “Françeskanët e Mëdhaj”:

“…[kur u mor vesh se kishte ardh Padër Fishta]… Kurjoziteti fëmijnor na shtyte me hy mbrenda për t’u njoft me miqtë e rij, por nanat tona duelen e na larguen tuj na thanë: “Mos u avitni këtu, por shkoni sa ma larg se ka ardhë Pater Gjergj Fishta, që u ngjet tjerëve bishta; kush s’e ka i a ngjet e kush e ka i a pret!”

…I mbaj mend mirë përkëdheljet e Fishtës, se për të parën herë ndigjova nga goja e tij fjalen “çiripup”, me të cilën shoqnote përkëdheljet. Por as frati tjetër nuk mu duk aq i zi e i vrazhdë siç përfytyrojshëm un Harapin e Beledijes; jo vetëm, por kur axha i tregoi dishirin tim fëmijnor për t’u ba frat, ai Harapi hoqi nga qafa e vet nji medalje të Shën Françeskut dhe më tha: “Mbaje! Kur të rritesh paraqit këtë medalje te dera e Kolegjës e kanë me të pranue, por ruaje e mos e humb!”

Kur u rrit, sikurse i sugjeroi Át Harapi hyri në Kolegjën Françeskane:

“Në Kolegjën Françeskane kam hi ma vonë, por gjithnji në moshë të njomë. Kur ishem pa i ba shtatë vjeç.” shkruan Át Zefi te “Saga e Fëmijënisë”.

Para se të përfundonte studimet e të shugurohej meshtar, arrestohet nga “populli”. Fillimisht, mbyllet Kuvendi Françeskan dhe nga aty, Fra Zefi kthehet në shtëpinë e tij dhe aty, e arrestojnë:

[viti 1946] Hyni në shtëpi [bëhet fjalë për atë të familjes së Fra Zefit] kryetari i kshillit bashkë me tre ushtarakë. Ai i pari i tyne pveti: “A gjindet këtu te Pashko Toma francezi Zef Pllumi?” “Jam unë.” “Ti je? Kemi nji skjarim deri në Postë të Bushatit: Do kthejmë përsëri. Merr gjithshka të keshë.”

…Pa kalue mirë katundin Melgushë, m’u suellen “N’emër të popullit, je i arrestuem! Duert Nalt!” e kujton Atë Zef Pllumi atë ditë në pjesën e parë të “Rrno për me Tregue”.

​Në Shkodër ku e hetuan duke e torturuar, Atë Zefi tregon diçka që lexoi ndërkohë që, për ta ndëshkuar e kishin lidhur në parmakët e banjos. Mjafton ky citim për të treguar torturat që i’u bëheshin meshtarëve gjatë hetimeve:

​Në murin e WC ishin shumë shkrime, pothuej të gjithë emna e data të gërryem në mur me prangat e duerve. Ajo që më mbeti e ngulun në mendje kje:

​Unë Dom Vlash Muçaj këtu me 22 korrik piva urinen time për mos me dekë etjet.”

​Ky ishte arrestimi i parë i cili do të vijonte me gjyqin që do të mbahej në redaksinë e dikurshme të revistës “Hylli i Dritës”. Të pandehur ishin: Imzot Frano Gjini, Atë Mati Prendushi, Imzot Nikollë Deda, Dom Tom Laca, Dom Ndic Sahatçija, Atë Mëhill Miraj, Dom Nikollë Shëlqeti, Dom Mark Hasi, Fra Zef Pllumi dhe Zef Haxhia. Procesi konsistonte në marrjen e të gjithëve në pyetje, sipas rendit të lartpërmendur. Akt – akuzën, e njëjtë për të gjithë, na e jep Át Zefi në po të njëjtin libër:

“Të gjithë këta janë klerikë të Kishës Katolike, qendër e obskurantizmit botnor gjatë gjithë historisë. Se i kanë shërbye skllavopronarve e të gjithë monarkve gjatë shekujve. Se kanë shkaktue shumë luftra fetare, Kryqzatat, por kanë përgatitë edhe Natën e Shën Bartolomeut në Francë.

Se kanë pengue shkencën e persekutue shkenctarët tue djegë për së gjalli Galileo Galilein e Xhordano Brunon.

Se kanë bashkëpunue aktivisht me të gjitha perandoritë për shtypjen e popujve.

Se kanë bashkëpunue me Perandorinë Turke në dam të popullit shqiptar.

Se kanë bashkpunue me Perandorinë Austro – Hungareze dhe kanë përgatitë ardhjen e sajë.

Se kanë përgatitë ardhjen e fashizmit.

Se kanë bashkpunue me mbretin Zog për shtypjen e popullit shqiptar.

Se kanë përgatitë okupacjonin italjan me 7 prill 1939 dhe atë të fashizmit gjerman.

Se kanë luftue lëvizjen N. Ç.

Se kanë dashtë me përmbysë Pushtetin Popullor etj.

Të padenhurit u morën në pyetje një e nga një. Radha i erdhi Fra Zefit:

Më erdh rendi mue. “Je dakord me akuzën?” “M’asht dhanë gabim.” “Pse gabim?” “Sepse un kam lindë në vitin 1924 e ajo fillon në shekullin e parë mbas Krishtit.” “Po ka pika të tjera.” “I ka, por ato flasin për mesjetën e un kam le në 1924.” “Leni ato ti. Fol për ato të kohës moderne.” “As ato nuk janë për mue, se unë kam lindë në 1924.”

Vazhdova tue tregue se, mbas lindjes sime, ishin vetem dy pikat e fundit: ajo e fashizmit dhe e përmbysjes së pushtetit popullor. Vrejta se ftyrat e gjykatësve ishin ma kërcnuese. Mbas sa pvetjeve e përgjegjeve të mia erdh puna deri aty që ata më akuzuen se përse un si i ri që ishem nuk kishem marrë pjesë në luftë kundra okupatorve. Edhe un iu përgjegja se zakonisht akuza përfshin se shka ke ba e jo pse nuk ke ba, megjithktë un u përgjigjes se mbas fitores së luftës do të vinte problemi i rindërtimit dhe un me anë të vazhdimit të studimeve do t’ishem nji kuadër i aftë, i gatshëm për rindërtimin e vendit.

Kyretari i gjyqit përfundoi se me të vërtetë në këtë rasë fajsia ime nuk mund provohej me këto akuza, por ma vonë ishte e sigurtë se do të vijshin tjera. shkruan Atë Zefi në monumentin letrar të kujtesës “Rrno për me tregue”.

Pas gjyqit, erdhi vendimi:

“… Fr. Zef Pllumi me 3 vjet burg!”

Vitet e dënimit Fra Zefi i kaloi në Burgun e Madh të Shkodrës ku thotë se në një dhomë 5 metër të gjanë dhe 2.20 të gjatë ishim 30 vetë duke dhënë edhe emrat e të burgosurve të tjerë. Më pas e dërguan te Kampi i Bedenit e në fund punoi për tharjen e kënetës së Maliqit.

Një ngjarje interesante nga këto kohë të kaluara ndër burgje është biseda mes Fr. Zefit dhe Tefë Pogut ndërkohë që prisnin t’u thonin emrat dhe dhomat ku do të rrinin, pas rikthimit nga Kampi i Bedenit në Burgun e Madh të Shkodrës:

[thotë Tefë Pogu] – A ti Zef je?… U dogja etjet: a mund ma japish nji pikë uj?

Mora enën e tij dhe e mbusha te truma në mes të oborrit. Kur e piu, u suell e më tha: “Zef, po ti shka ban këtu?”

“Si shka baj? Na jemi tue pritë me na dal emni se në cilën dhomë me shkue.”

“Sa i marrë je!… A nuk e din se na nuk jemi ma gjallë, si dikur në atë tokë?… Na kemi dekë e nuk e kuptojmë se jemi në fund të ferrit!”

Me të kryer vitet e burgut, Fr. Zefi u lirua e bashkë me të, edhe një erë lirije fetare nisi të frynte, sidomos në veri. Në këtë periudhë, në vitin 1956, personazhi i shkrimit tonë nga Fra Zef bëhet Atë Zef duke u shuguruar meshtar në mënyrën më sekrete të mundshme, pasi shteti nuk e pranonte atë.

Shërbimin e meshtarit e kreu në Malësi e në zona ku frati kishte një rëndësi të veçantë. Por gjithçka do të zgjaste pak, pasi “e ashtuquejtuna liri” do të mbaronte shpejt.

Gjithçka mbaroi me fjalimin revolucionar të Enver Hoxhës në vitin 1967 kundër Klerit dhe besimeve fetare e kjo ishte edhe gjeneza e një tjetër kalvari vuajtjesh për meshtarët e për Át Zefin. Ky u arrestua dhe në vëllimin e tretë të “Rrno për me tregue” tregon 22 vitet e kaluar në burgje e kampe si: Kausha në Tiranë, Miniera e Spaçit, Fabrika e Repsit, Uzina e Naftës në Ballsh e të tjerë.

Me ardhjen e lirisë në vitin 1992, Atë Zefi priste ndryshime radikale të cilat nuk ndodhën pasi vendin e morën në dorë “dy diktatorë” sikurse shkruante ai në artikullin “Demokracia shqiptare me dy diktatorë”.

Át Zefi ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të tranzicionit të hershëm shqiptar, duke filluar me meshën e parë të kremtuar nga Dom Simon Jubani, vizitën e Nanë Terezës në Shqipëri, zgjedhjet e para politike, ardhjen e Papa Gjon Palit II e të tjera.

Përposë veprës “Rrno për me tregue”, vepër me vlera të rralla historike dhe dëshmi e torturave të pabesueshme që njeriu mund t’i bëjë një tjetër njeriu në kushte të një sistemi totalitar, Át Zefi dha një kontribut të shquar në kulturë e histori. Botimi i librit “Frati i Pashallarëve” që solli një tjetër qasje me historinë e Bushatllive të Shkodrës, këmbëngulja në rifillimin e botimit të “Hylli i Dritës” apo ribotimi i Kolanës së shkrimtarëve françeskanë janë vetëm disa prej xhevahirëve që ai vendosi në kulturën e vendit tonë.

Në vitin 2007, pasi mund të thoshte se kishte parë, dëgjuar e përjetuar gjithçka, i bindur se përvujtnisht i kishte lënë shumë Shqipërisë, shkoi në banesën e Atit qiellor të cilin nuk e tradhtoi asnjëherë./Konica.al