osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Del një “shpifje” nga sarajet e LSI, Ilir Meta ia ka shitur 500 mijë euro, shtetësinë shqiptare Janullatosit. E besoni?

Del një “shpifje” nga sarajet e LSI, Ilir Meta ia ka shitur 500 mijë euro, shtetësinë shqiptare Janullatosit. E besoni?

Pas 77 kërkesash, të bëra qysh pre vitit 1998, presidenti pazarxhi, që për lekë, pasuri e luks, ka braktisur edhe prindërit e tij, i dekretoi shtetësinë shqiptare, klerikut anti-shqiptar, zaptuesit të Kishës Ortodokse autoqefale të Nolit, brenda së cilës, sipas ministrit Kotzias, financohen veprimtari pro interesave të shtetit grek

Këtë lajm, që “PAMFLETI” e ka mësuar dje, në një bisedë rastësore me zyrtarë të LSI, pjesë e besuar e “oborrit” të familjes presidenciale, nuk duam ta besojmë, jo se nuk përbën lajm e turp shtetëror, por sepse Presidenti i Republikës, nuk bën pjesë, tek politikanët që shesin dinjitetin dhe interesat kombëtare “për 5 lekë”, përkundrazi, i ka mbrojtur edhe kur brenda zyrave të tij, ka punësuar kriminelë e trafikantë në kërkim nga SHBA dhe, nuk i ka treguar e nuk i dorëzuar, për të mos cënuar imazhin e Shqipërisë..

Mirëpo, vetë shërbestarët e presidentit, kanë nxjerr “shpifjen” dhe këmbëngulin se është fakt, që kleriku grek “major” Janullatos, nuk e ka marrë kushtetueshmërisht, por e paska blerë Shtetësinë Shqiptare, në “dorë të parë” nga vetë Presidenti Ilir Metaj, me çmim sa “frëngu pulën”, madje më shtrenjtë, se licenca e 3 HEC-ve në Rrapun-Librazhd, blerë nga firma “Gjikuria” dhe nga dy firmat e tjera “C& S CONSTRUCTION” e “FERAR” (Fatos Pashko).

Sipas “shpifjes”, që ka dalë nga sarajet e LSI, thuhet se Ilir Metaj, ia ka shitur 500 mijë euro shtetësinë shqiptare, “major” Janullatosit, “kryebariut” të paligjshëm grek, që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare prej 27 vitesh.

Thuhet, se këto lekë, “major” Janullatos, nuk i ka marrë nga kontributet e besimtarëve, as nga fondi 240 milionësh, që qeveria shqiptare ia dhuron çdo vit, për pagat e sigurimet shoqërore të priftërinjve, por as nga milionat, që fiton nga universiteti privat në Shqipëri dhe “ca aktivitete” të tjera, që maskohen pas veladonit të zi, por nga fondi sekret grek, në dispozicion të veprimtarisë ilegale, së kishave greke e shqiptare të greqizuara.

Pas skandalit që plasi në Greqi e që konfirmon se janë paguar miliona euro për kishat greke në Shqipëri, bëhet një pyetje: – A janë paguar edhe këto 500 mijë euro, nga fondi sekret i qeverisë greke, për të fuqizuar pozitat sunduese e të përjetshme të “major” Janullatosit, në krye të kishës ortodokse shqiptare?

Mbasi sipas Nenit nr. 2 të Statutit, të ndryshuar fill pas marrjes së shtetësisë, kryepeshkopi, çdo i emëruar prej tij në krye të kishave lokale dhe, çdo anëtar i kësajkishe, duhet të jetë me shtetësi shqiptare, kusht të cilin, pas marrjes (blerjes) së shtetësisë, ai e plotëson, ndërkohë që deri më 22 dhejtor 2017, ishte pengesë, prandaj e kërkonte me këmbëngulje, me sekserë dhe pazare prej 20 vitesh, duke arritur ta blejë, me Dekretin Presidencial “META”, me Nr 10700, datë 22. 12.2017./Pamfleti

DEKRET Nr. 10700, PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në Mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7 e nenit 20 të Ligjit 8389, datë 05.08.1998 “Për shetësinë shqiptare(të ndryshuar), DEKRETOJ

NENI 1

I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:

ANASTASIOS GERASIMOS YANNOULATOS

NENI 2

Ku dekret, hyn në fuqi menjëherë.

PRESIDENTI REPUBLIKËS

ILIR META

Tiranë, më 22.12.2017