Presidenti humbet kontrollin pas marrjes në pyetje të Haxhinastos, kërcënon ambasadoren e BE dhe bllokon negociatat me Greqinë në këmbim të marrjes së një garancie për të shpëtuar nga burgu. Por amerikanët e kanë marrë vendimin që peshku më i madh i korrupsionit në Ballkan ta kalojë jetën në burgun e ri të Shkodrës
Futja e Adriatik Llallës në listën e zezë nga amerikanët, ngushtimi i lakut të Vetingut, arrestimi i drejtorëve kryesorë dhe nisja e lëvizjeve të para për të ngritur SPAK-un, kanë bërë që Ilir Meta të humbasë kontrollin. Me marrjen në pyetje të Edmond Haxhinastos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për aferat tronditëse me rrugës, ku janë vjedhur dhjetëra milionë euro, Ilir Metës i janë shtuar më tej të dridhurat. 24 orët e fundit, Ilir Meta ka bërë dy lëvizje të dëshpëruara, gjithmonë në funksion të një qëllimi: Të shpëtojë nga burgu dhe të shpëtojë sa të mundet nga paratë që kanë vjedhur ka 27 vjet. Duke përdorur gurët e fundit që ka në dorë, Ilir Meta kërcënoi pak më parë ambasadoren e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin që të mos merret më me reformën në drejtësi, ndërsa bllokoi edhe negociatat me Greqinë për kufirin detar, në pritje të një pazari të mirë dhe garancie se nuk do të futet në burg.
Ilir Meta vetë përpëlitet mes mureve të Presidencës, ndërsa mesazhet i thotë me anë të gojës së Petrit Vasilit, të cilin e përdor si zagar sa herë ka nevojë. Vasili i dha një mesazh ambasadores së BE në Tiranë, duke i thënë se merret me punë që nuk i takojnë. Sipas Vasilit, Romana Vlahutin flet edhe në mes të natës për punë që nuk i përkasin fare dhe hesht e bën piknik kur duhet të flasë. Me “Punë që nuk i përkasin” Vasili e ka fjalën për reformën në drejtësi, për të cilën Romana Vlahutin, së bashku me ambasadorin Donald Lu, është përbetuar se do ta çojë deri në fund. Dhe çuarja në fund e reformës nënkupton futjen në burg të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët fshihen edhe pas vjedhjes së 39 milionë eurove nga drejtori i tyre i arrestuar Dashamir Xhika. Kërcënimi i koduar i ambasadores së BE vjen pas disa deklaratave të lajthitura të Petrit Vasilit, i cili ka shpallur amerikanët pushtues si dhe i ka kërkuar llogari Departamentit Amerikan të Shtetit se pse e ka futur Adriatik Llallën ë listën e zezë. Në fakt, një ekip amerikan ka zbardhur në Tiranë dhe po punon për ngritjen e Byrosë së Hetimit, makthit më të tmerrshëm të Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Orët e fundit Ilir Meta ka bërë edhe një lëvizje të tjetër me shpresën se do t’i shpëtojë burgut. Ilir Meta u konsultuar me Sali Berishën nëse duhet t’i jepte apo jo plotfuqishmërinë qeverisë për të negociuar me Greqinë për ndarjen e detit, kur vetë Sali Berisha, në kohën ku ishte kryeministër, nuk e pyeti fare presidentin. Pas konsultimit, Meta ka vendosur që të bllokojë negociatat me Greqinë. Ai thotë në një letër sekrete se do më shumë detaje, por pas bllokimit fshihet një kërkesë e tij për pazar. Meta kërkon ndërhyrjen e Greqisë që t’i garantojë atij se nuk do të përfundojë në burg pas ngritjes së SPAK-ut. Po në funksion të këtij qëllimi, Ilir Meta i dha nënshtetësinë Janullatosit. Por, amerikanët duket se e kanë marrë vendimin: Peshku më i madh i korrupsionit në Ballkan do të përfundojë në burgun e ri të Shkodrës. Ky është edhe kushti për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./Pamfleti.com