osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mesazhet nga burgu, Rama: As në ëndrrën më të keqe, se keni parë përgjigjen që do merrni

Mesazhet nga burgu, Rama: As në ëndrrën më të keqe, se keni parë përgjigjen që do merrni

Në fjalën e tij në parlament Rama iu kthye edhe një herë deklaratave të tij mbi kërcënimet e deputetëve për bastet sportive, kërcënime që sic tha kryeministri orkestroheshin nga burgu.

“Respekt për të gjithë ata që kaluan një periudhë stresi të vecantë me shumë sms të llojeve të ndryshme dhe atyre që i kanë cuar ato sms që i kanë porositur nga jashtë apo brenda burgut iu jap një përgjigje tani me ndalimin e bixhozit dhe në vijim do u japim përgjigje të njëpasnjëshme sic nuk i kanë parë në ëndrrën e tyre më të keqe. “ u shpreh Rama

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se shumica e pronarëve të pikave të basteve janë persona me precedentë penale.

Teksa u ndal gjerësisht tek efektet pozitive që do të sjellë ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili pas 31 dhjetorit do të mbyllë bastet dhe kazinotë, Rama thumboi edhe opozitën. Ai tha se për asnjë arsye në botë sot opozita nuk mund të mungonte në Kuvend, përveçse marrëzisë.

“Shumë nga pronarëve të basteve janë me precedentë penale. Siç e theksoi edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë është e pavërtetë ajo çka është trumbetuar me të madhe gjatë kësaj periudhe se pas operacionit ‘Fund i marrëzisë’ marrëzia nuk është mbyllur. 5 mijë pika të paligjshme operojnë në vende qindra miliona lëvizin aso kohe jashtë të gjithë kanaleve të ligjit. Ajo që ne bëjmë sot është kundërpërgjigja e duhur ne emër të një shoqërie të prekur nga ky fenomen që sjell sëmundje dhe që ka përhapur një kancer social në të gjithë territorin për shkak e ka qenë i tëri jashtë kontrolli të duarve të vetme që qarkullojnë këtë veprimtari.

Nga ana tjetër kemi qenë në këtë sallë kur kemi bërë përpjekjet e parë për të parandaluar kazinotë elektronike. Dhe jemi të gjithë, të paktë ata që ishin të pranishëm në sallë gjatë mandatit të parë të vetëdijshëm se nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok. 68% e lojtareve aktiv që janë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç.

Kjo mjafton për të qenë të gjithë të bindur se ky vendim nuk është vendim i PS për socialistët. Por është vendim ku për asnjë arsye në botë s’mund ta mbante përveç marrëzisë opozitën jashtë kësaj salle sot. Është një vendim i cili ka një dobi të jashtëzakonshme dhe të shumanshme. I dobishëm për të mbrojtur ekonominë dhe familjen”, tha Rama.