Nga Majlinda Bregasi
Sa herë shoh gra që kanë bërë operacione plastike, më dhemb. Aq e madhe është ende trysnia maskiliste mbi ne, saqë disa i nënshtrohen aq me lehtësi, në emër të bukurisë. E këtu jo vetëm që nuk shohin asgjë mizore, por e mitizojnë, e ngrenë në modë. Nuk je in, nëse nuk e bën.
E njohim të gjithë shprehjen:
“Nëse do të dukesh bukur, duhet të vuash, por ajo i përket botës së vjetër, asaj ku gruaja ishte mall në shitje. Kur shoh disa fytyra publike që tashmë dallojnë me njëra-tjetrën vetëm nga emri, pikërisht ato që do duhej të ishin model për gratë e kohës së re, ku askush nuk e çan trapin për dy rrudha, a një hundë të madhe, ndiej gati dhimbje fizike, sikurse ajo që kanë ndier emigrantët shqiptarë ndaj racizmit në Greqi e Itali.
Kujtoj gjyshen time që nuk ngrinte kurrë zërin, komshien time që çdo javë kishte një shenjë në fytyrë, atë vajzën në qytet që ia nxorën fëmijën nga barku duke e shpuar me shtizë….
Mike të mira, ne jemi të bukura, sexy, të forta, të mençura, funny, të ditura ….. We don’t give a shit për ata burra që na shikojnë nga bythët. Ne kemi një detyrë: t’i mësojmë vajzat tona mos të nënshtrohen, për asnjë arsye!/Marrë nga Facebook-u i autores.