osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozita bojkoton edhe KQZ-në: Nuk pranon të dërgojë kandidaturat…

Opozita bojkoton edhe KQZ-në: Nuk pranon të dërgojë kandidaturat…

Opozita ka vendosur të mos plotësojë vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se aktualisht PD do të vijojë bojkotin e saj jo vetëm në punimet e Parlamentit, por edhe në propozimin e anëtarëve të KQZ-së.

Edhe aleati kryesor i PD-së, Lëvizja Socialiste për Integrim, bëri të ditur publikisht qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një dalje për mediat, deklaroi se nuk mund të ketë plotësim të KQZ-së pa pasur një Reformë Zgjedhore të plotë, duke kërkuar edhe tërheqjen e propozimeve të depozituara nga PS.

“Ju duhet t’ju preokupojë jo kjo, por sesi KQZ është bllokuar dhe në mënyrë të njëanshme PS ka marrë dhe ka paraqitur draftet e saj duke shënuar gjëma të padëgjuara në historinë e pluralizmit shqiptar, se kurrë një parti politike nuk ka paraqitur në mënyrë të njëanshme draftet e reformës, duke bllokuar Reformën Zgjedhore, e ç’mund të flasim për KQZ.

Ky moment kyç është bllokuar nga Partia Socialiste, pa zhbllokuar këtë moment, çfarë instrumenti do përdorim? Ç’kuptim ka kjo pa Reformë Zgjedhore, pa ditur sesi do të ndalim shitblerjen e votës”, u shpreh Vasili.

Gjatë konferencës për shtyp, kryetari i Grupit të LSI-së u pyet lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve. Por në përgjigjen e tij, Vasili e hodhi poshtë këtë opsion, duke u shprehur se: “As do të ketë bojkot zgjedhjesh, të jeni të qetë!”.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të mandatuar vetëm 2 anëtarë dhe kryetarin.

Pak ditë më parë, Partia Socialiste depozitoi në Kuvend dy kandidaturat e saj për anëtar. Konkretisht, një rimandatim për Bledar Skënderin dhe propozimin për kandidate të Rezarta Bitrit.

Me votimin e dy kandidatëve të propozuar nga PS, ky institucion zhbllokohet duke plotësuar kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve.