osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari falenderon grupin “Anti-Soros” në PD, për atentatin ndaj Sorosit në SHBA

Jari falenderon grupin “Anti-Soros” në PD, për atentatin ndaj Sorosit në SHBA

Lajmi se afër shtëpisë së Xhorxh Sorosit në Nju Jork ka shpërthyer një bombë artizanale, e gëzoi pa masë Jarin.

-Më në fund po shkon haka tek i zoti, tha me vete.

Dhe vendosi të postoj diçka për këtë:

“Dita e madhe po vjen. Njeriu që na pengon të vijmë në pushtet, i ka ditët e numëruara.”

Dhe më poshtë sqaroi:

“Të nderuar lexues!

Jari ju sqaron!

Sot kam vendosur t’i dërgoj një përshëndetje të zjarrtë grupit “Anti-Soros” në PD, pasi ata më në fund e kuptuan çelësin e suksesit për të ardhur PD në pushtet.

Kam pas biseduar disa herë me ta, si me Altinin, dhe me Ibsenin, të cilët ishin të bindur se PD nuk vjen në pushtet, ngaqë Luli është i lidhur me Sorosin.

Ua bëra të qartë se problem nuk është Luli, por Sorosi.

Luli këtu është viktimë.

Dhe më vjen mirë që ata më në fund e kanë kuptuar.

Në këtë situatë, ne nuk kemi si e ndërrojmë Lulin vetëm se është i lidhur me Sorosin.

Më e lehtë është të heqim qafe Sorosin, dhe bie akuza ndaj Lulit.

Ndaj e përgëzoj këtë grup, i cili më në fund ka gjetur rrugën e duhur dhe e ka bërë sulmin aty ku duhet.

Se kështu si ka ardhur puna, është më lehtë të vritet Sorosi në SHBA, se sa të iki Luli nga partia e Doktorit.

Ndaj ka shumë rëndësi fakti që dhe njerëzit anti-Luli në PD, janë orientuar tanimë kundër Sorosit.

Ky do të jetë shpëtimi ynë.

Kur të vdesë Sorosi në SHBA, do të jetë një çlirim i madh.

Është njësoj si vdekjet e mëdha të shekullit të kaluar kur vdiq Stalini, Mao Ce Duni, apo Enver Hoxha.

Vetëm vdekja e tij mund të na sjellë ndryshimin.

Ai na bllokon të vijmë në pushtet, na shkatëron PD, na humbet energjitë dhe na bën të ndihemi të dobët përballë agjentëve të tij.

Flitet se ai i ka bërë magji Lulit dhe i ka lidhur duart, i ka shtuar gjumin dhe e ka bërë të besojë tek Salianji.

Ndaj dje ka ndodhur një gjë e madhe.

Biles një pako ka shkuar dhe në drejtim të shtëpisë së Obamës dhe tjetra në adresë të Hilary Klinton.

Miqtë tanë të mëdhenj po na tregojnë rrugën se si duhet marrë pushteti.

Më në fund është vendosur gishti në plagë dhe kjo do na japë fitoren.”