osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këputen “fijet”, politika drejt tërmetit SPAK

Këputen “fijet”, politika drejt tërmetit SPAK

Ndërkombëtarët janë të vendosur të vijojnë me nismën e tyre për ngritjen e SPAK dhe BKH. Strategjia e tyre është që të ngrihet fillimisht KLGJ dhe të futen në veting anëtarët e Krimeve të Rënda, të cilët kanë të drejtë të jenë pjesë e SPAK. Deri më sot kanë hyrë në veting 5 prokurorë e gjyqtarë të Krimeve të Rënda dhe të gjithë kanë dalë të pastër.

Dje u dha vendimi për prokurorin e Apelit Bujar Sheshi, i cili po ashtu doli i pastër. Nuk është çudi që të gjithë anëtarët e Krimeve të Rënda janë të pastër. Ata kanë të drejtë tani të garojnë për SPAK dhe ndërkombëtarët po kujdesen nga të gjitha anët që ky organ të mos bllokohet, siç po ndodh me KLP.

Ditën e djeshme u konfirmua në detyrë prokurori Bujar Sheshi, ndërsa para tij kaluan vetingun: Prokurorët Gentian Osmani e Besnik Muçi, si dhe gjyqtarët Nertina Kosova e Dritan Hallunaj.

Sipas ligjit, prokurorët dhe gjyqtarët e Krimeve të Rënda që kalojnë vetingun, automatikisht kanë të drejtë të bëhen pjesë e SPAK, vetëm nëse vendosin ata të tërhiqen. Por duke qenë se ata kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e KLGJ dhe e KLP, jepen sinjale se mund të pranojnë të jenë pjesë e SPAK kur ky organ të jetë gati.

“Prokurori në detyrë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë ose të Apelit qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë Prokurorisë cakton në mënyrë të përhershme prokurorët në Prokurorinë e Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në ligj.

I njëjti përcaktim vlen dhe për gjykatësit. Pra kemi 5 emra që kanë kaluar me sukses vetingun dhe tani kanë të drejtë të jenë pjesë e SPAK.