osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Komandoja Bilo nga arratia tregon se ku hodhi pistoletën që përdori

Komandoja Bilo nga arratia tregon se ku hodhi pistoletën që përdori

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se nga Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë. Pikërisht në këto memo të dërguara në prokurori, pretendohet se Bilo pas ngjarjes është larguar drejt godinës së Kuvendit, më pas ka hyrë në një rrugicë që të nxjerrë tek ambasada Kosovare dhe më pas ka hyrë në rrugën pranë Gjykatës Kushtetuese, duke kapërcyer bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe pasi ka shkuar tek zona e Piramidës, diku afër ish-bar Mumja, pranë disa pemëve dekorative të lulishtes, ka hedhur armën, me të cilën ka qëlluar.

Sipas burimeve të prokurorisë së Tiranës ky intenerar i përshkuar nga Marviol Bilo, është vërtetuar dhe nga sekuestrimi i pamjeve filmike të Bashkisë së Tiranës dhe disa bizneseve të zonës, që kanë kapur momentin e largimit të komandos Bilo, pas kryerjes së krimit. Në dobi të këtij hetimi dhe me shpresën për të gjetur armën, ditën e diel, është realizuar një kontroll i imtësishëm i territorit, Bilo pretendon se ka hedhur armën me lejë që e zotëronte Redi Popesku.

Merviol Bilo
Kontrolli është realizuar natën, dhe nga sa mësohet në këtë kontroll të terrenit, kanë asistuar nga afër Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj. Për disa orë është realizuar kqyrja e gjithë terenit në zonën e Piramidës me shpresën e gjetjes së armës, por pa rezultat. Sipas burimeve, është pikërisht kjo armë, që i përket Redi Popeskut të cilën ai e disponon me lejë.

Policia dhe prokuroria kanë kërkuar që këtë armë Popesku ta dorëzojë, por ky i fundit ka pretenduar se nuk po e gjente dot dhe për pasojë mësohet të ketë bërë kallëzim për humbjen e saj. Dyshohet se pistoleta që Bilo ka kryer vrasjen e Gaxhas dhe plagosjen e Hatos e Martinit, të jetë e Redi Popeskut, i cili me sa duket e ka pasur me vete ditën e ngjarjes.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethana ka rënë në dorë të komandos Bilo kjo armë, pasi vetë ky i fundit nëpërmjet avokatit të tij, ka pretenduar se ditën e ngjarjes në lokal ka qënë i pa armatosur. Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata./ Nga Elton Qyno