Ndeshjet e mbrëmjes së djeshme dhuruan gola, spektakël, surpriza dhe emocione pa fund në Champions League. Napoli ishte shumë pranë fitores përballë PSG, por francezët barazuan në frymën e fundit 2-2 duke shmangur humbjen. Liverpuli kaloi me lehtësi Crvena Zvezda 4-0 duke marrë vendin e parë në grup me 6 pikë, i ndjekur nga Napoli me 5 dhe PSG me 4.
Në grupin B, Interi nuk arriti që të ndalte Barcelonën duke humbur 2-0 në Camp Nou, ndërsa Totenham bëri një hap fals duke barazuar me PSV 2-2. Pas tre ndeshjeve, Barcelona kryeson e qetë me 9 pikë, e ndjekur nga Interi me 6, ndërsa Totenhem dhe PSV kanë vetëm nga një pikë.
Surprizë ishte fitorja e thellë e Borussia Dortmund kundër Atletico Madrid 4-0, që merr kryesimin me 9 pikë të plota, spanjollët e ndjekin me 3 pikë më pak, ndërsa Monaco dhe Club Brugge mbyllin renditjen me nga 1 pikë. Mbrëmë u luajtën edhe ndeshjet e grupit D, Porto fitoi në Moskë përballë Lokomotivës duke udhëhequr grupin, ndërsa Shalke barazoi me Gallatasarain.