osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA identifikon të dyshuarit që ekzekutuan gazetarin

SHBA identifikon të dyshuarit që ekzekutuan gazetarin

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tashmë disa nga sauditët e dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit të Washington Post-it Jamal Khashoggi.

Autoritetet amerikane po u mohojnë atyre vizat e udhëtimit dhe po shqyrtojnë masa shtesë.

Vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi tre javë më parë vazhdon të jetë në qendër të politikës në Uashington. Presidenti Donald Trump u pyet se si mund të ndodhte diçka e tillë në konsullatën saudite në Stamboll.

“Qysh në fillim ata patën një ide shumë të keqe e cila u realizua keq. Gjithashtu, mbulimi i asaj që ndodhi ishte ndër më të shëmtuarat që kanë ndodhur ndonjëherë. E thënë thjesht, ishte një vepër e ulët që as që duhej menduar,” tha Presidenti Trump.

Pas takimit me udhëheqësit sauditë javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve se SHBA tashmë po ndërmarrin veprime bazuar në faktet që kanë deri tani:

“Ne kemi identifikuar të paktën disa prej individëve përgjegjës, përfshirë ata në shërbimet e inteligjencës, Gjykatën Mbretërore, Ministrinë e Jashtme dhe ministritë e tjera saudite, që ne dyshojmë se kanë qenë të përfshirë në vdekjen e zotit Khashoggi. Ne po ndërmarrim veprimet e duhura, që përfshijnë anulimin e vizave”.

Dje, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë pretendimet saudite se përgjegjës për vrasjen ishin “agjentë të dalë jashtë kontrollit”:

“Fajësimi i disa agjentëve të inteligjencës nuk na kënaq ne, as bashkësinë ndërkombëtare. Ndërgjegjja e njerëzimit do të jetë e kënaqur vetëm pasi të vihet gishti tek të gjithë, nga ata që i dhanë urdhrat tek ata që i zbatuan”.

Presidenti Erdogan nuk përmendi njoftimet për një regjistrim audio të vrasjes. Disa ekspertë thonë se zoti Erdogan mund ta përdorë informacionin që ka si mjet në avantazhin e tij.

“Të paktën turqit duan diçka. Dhe nëse ata marrin atë që duan, nuk do të ketë kurrë as audio, as video, dhe as foto të vizave”, thotë James Smith, ish ambasador i SHBA në Arabinë Saudite.

Ekspertët e tjerë thonë se zoti Erdogan jo vetëm që dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm në skenën politike globale, por po konkurron gjithashtu me Arabinë Saudite për të qenë udhëheqës i botës islamike.

“Arabia Saudite, tradicionalisht për shkak të vendeve të shenjta që ka, është parë ose shihet si udhëheqëse e botës islame. Prandaj mund të thuhet se ka një farë konkurrence, që është në sfond të asaj që po shohim”, thotë Kemal Kirisci i Institutit Brooking në Uashington.

Megjithë protestat e tanishme në mbarë botën për vrasjen, Princi saudit i Kurorës, Mohammad bin Salman u prit ngrohtë dje në një konferencë investimesh në Riad, edhe pse shumë udhëheqës të biznesit dhe politikës vendosën të mos merrnin pjesë./ VOA