Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar një tjetër skandal të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ka shkruar, se familja e Bashës dhe ajo e Enver Hoxhës, kanë bërë një film për krimet e komunizmit, me paratë e fondacionit të përbashkët “Albanian Cultural Society”.
Sipas avokatit,kryetare e bordit të këtij fondacioni është bashkëshortja e Bashës, Aurela, ndërsa anëtar i bordit është bashkëshorti i mbesës së Enver Hoxhës, Genc Boga.
Më tej Goxhaj ka shtuar se në faqen e fondacionit, nuk tregohet se ku i marrin paratë dhe kush i financon. Avokati ka thënë ndër të tjera, se ky bashkëpunim ka nisur në prill të 2017-ës, kur PD-ja ishte futur në çadër.
Postimi i plotë
Skandal mbi Skandalet! Turp mbi Turpet!
Foto ekskluzive!!!
FAMILJA e LUL BASHËS dhe FAMILJA e ENVER dhe NEXHMIJE HOXHËS kanë që në Prill 2017 që janë bërë BASHKË dhe madje me paratë e bizneseve familjare bëjnë një film për krimet e komunizmit të Enverit dhe Nexhmijes!!!
Bashkëpunim i Studios “REPUBLIKA E RE” dhe “KINOSTUDIOS SHQIPËRIA E RE”!!! Ndërkohë që Fondacioni i përbashkët “ACS” i Familjes Basha dhe Familjes Hoxha u themelua në kulmin e Çadrës në Prill 2017!!!
Edhe këtë se kishim dëgjuar!
Gruaja e Lul Bashës bashkëfinancon me familjen e Enver dhe Nexhmije Hoxhës Dokumentarin për krimet e komunizmit të Enver dhe Nexhmije Hoxhës!!!
Boga Genc (Genc Boga) i cili është burri i Valbona Hoxhës, mbesës së Enver dhe Nexhmije Hoxhës, bashkë me Aurelën, bashkëshorten e Lulit, vendosin të financojnë me paratë e familjeve reciproke një dokumentar për krimet e komunizmit “Kohën e bëjnë njerëzit” me regjizore drejtoren e Opinionit të Fevzos Desada Metaj!!!
Madje të 2 bashkë kanë themeluar edhe një fondacion me emrin “Albanian Cultural Society” ku Aurela është Kryetare e Bordit dhe Dhëndri i Nexhmijes është Anëtar i Bordit por nuk tregohet në faqen e Fondacionit se ku i marrin paratë dhe kush i financon!!!
Pra tani fondet i mbledhin bashkë nusja e Kryetarit të PD me dhëndrin e Familjes Hoxha!
Siç duket edhe në foton përkatëse nr 3, 2 orë para, pas koktejlit nusja e Kryeministrit të Republikës së Re të 17 Majit (që u kurorëzua me Listën Basha), pra Aurela Basha dhe dhëndri i Familjes së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të 11 Janarit 1946 (që u kurorëzua me varjen në litar të deputetëve të Opozitës) pra Genc Boga pijnë kafe bashkë dhe flasin për fitoren e ardhshme të PDsë në Zgjedhjet e … 2029!!!
Kjo është REPUBLIKA E RE e Lul Sorosit! Ta gëzoni bashkë me fitoren e madhe me vota nën Qeverinë e Rilindjes!
Jam shumë kurioz se çfarë mendojnë lulzimsat dhe luldhimat se për ata lul..imat e tjerë e di se çfarë! Ata janë kolonarët e Sorosit dhe janë më të lumtur se kurrrë që tashmë ka fillu një erë e re bashkëpunimi me Familjen e Enver dhe Nexhmije Hoxhës!
Se çfarë mendon i përndjekuri nga komunizmi deputeti Bardh Spahia pyeteni vetë se ishte aty duke pirë bashkë me dhëndrin e Enverit!
DEMOKRATË! #Hidhni_Lulin_ne_Lane që të rrëzoni Edin dhe Oligarkinë Sorosiane në 8 Dhjetor!!!/CNA.al