osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lufta e ftohtë mes Berishës e Bashës, për zgjedhjet

Lufta e ftohtë mes Berishës e Bashës, për zgjedhjet

Nga Mero Baze 

Lulzim Basha do mbahet mend, së paku deri më sot, për qëndrimin që mban para çdo palë zgjedhje.

Sa herë afrojnë zgjedhjet, ai thotë se nuk do të hyjë. Kështu tha më 2015 për zgjedhjet locale, dhe më 2017 për zgjedhjet parlamentare.

Sapo përfundojnë zgjedhjet që ai i humbet, pasi nuk ka dashur të hyjë, ai thotë se do zgjedhje të parakohshme. Kështu kërkonte pas 2013-s, dhe tani pas 2017-s.

Tani që përpara ka zgjedhje lokale, ai kërkon të bëjmë zgjedhjet parlamentare. Vjet kur kishte zgjedhje parlamentare, i katandisi më keq se zgjedhjet lokale, se i shkëmbeu me drejtora e ministra.

Përfundimisht e vetmja gjë e qartë që ky ka për zgjedhjet, është që të mos shkojë në zgjedhjet që i takojnë, por të shpikë zgjedhjet e veta.

D.m.th kur janë të rregullta, t’i kërkojë të parakohshme, ose t’i shtyjë, kur janë lokale, t’i kërkoj parlamentare, kur janë parlamentare, t’i kërkojë lokale etj.

Po përse këtë radhë po kërkon bashkimin e dy lloj zgjedhjeve në një datë?

Problemi është tek Berisha. Meqë Berisha ka dalë hapur me tezën që nuk duhet hyrë në zgjedhje me Edi Ramën, dhe kjo ka tronditur bazën e PD, Lulzim Basha po përpiqet të ndalë shthurjen e PD-së në bazë, duke premtuar zgjedhje të përgjithshme dhe lokale në një datë.

Kjo është e vetmja mënyrë t’i kundërvihet butë tezës së Berishës për bojkot, duke mbajtur PD e mobilizuar, që ndërkohë dhe nëse bën bojkot, të ketë një lloj zemërimi.

Ideja e Berishës se nuk hyhet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, në fakt ka filluar çmobilizimin real të PD.

Shumë anëtarë të bazës së saj po bëjnë pazare me partitë e tjera, për t’u kandiduar dhe për të parë punët e tyre.

Shthurja e PD është bërë problem serioz dhe duket që Basha po tenton t’i kundërvihet Berishës, pa i dalë ballas, por duke u marrë me problemin që i ka hapur Berisha.

Shkuarja e tij në një fshat në Shkodër, tregon se ai ka shkuar aty ku është efekti real i tezës së Berishës, që nuk duhet hyrë në zgjedhje.

Këtë tezë po e forcojnë dita- ditës gazetarë dhe opinionistë pranë Bashës, dhe disa aleatë të tij. Dhe kjo po rrezikon t’i kthehet në platformë legjitime.

Është kjo arsyeja që ai po shkon ta prekë problemin aty ku ja ka krijuar Berisha me qëndrimin e tij dhe për të mobilizuar PD, po flet për zgjedhje lokale dhe parlamentare së bashku, pasi kjo është e vetmja mënyrë t’i mbaj me shpresë, se mund të fitojnë diçka. Pasi zgjedhjet lokale vetëm nuk i mobilizojnë demokratët, të cilët e dinë që asgjë nuk ndryshon edhe sikur ti fitosh ato, e jo më që do t’i humbasin.

Shkuarja në bazë dhe fillimi i përgatitjes psikologjike të PD për dy palë zgjedhje në një ditë, është e vetmja kundërvënie reale ndaj tezës së Berishës dhe përpjekje për ta mbajtur PD-në në rresht.

Dhe në fund, natyrisht që do të ketë vetëm zgjedhje lokale. Por së paku deri atëhere ka rëndësi që PD të mos shpërndahet nën shpresën e humbur se nuk do konkurrojnë më për pushtet.