Kryeministri Edi Rama jep një tjetër mesazh pak orë para votimit në Kuvend të ligjit për lojërat e fatit. Në një status në Twitter, Rama shkruan se nesër do të ndalohet bixhozi, ndërkohë që paralajmëron se po nesër në Kuvend, do të ketë një fjalim për opozitën.
Reagimi i plotë i Ramës:
Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave.