osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mbahet Konferenca Rajonale e kornizës ligjore për Rininë: Zv ministri i Arsimit Kolgega e prezanton para partnerëve të Rajonit

Mbahet Konferenca Rajonale e kornizës ligjore për Rininë: Zv ministri i Arsimit Kolgega e prezanton para partnerëve të Rajonit

Ka përfunduar sot në kryeqyet Konferenca Rajonale e kornizës ligjore për Rininë. Përfaqësues të institucioneve qëndrore, nga shoqëria civile prej Bosnjë – Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë e Kosovës janë bërë bashkë për të ndarë eksperiencat përkatëse me të gjithë vështirësitë, problematikat, avantazhet dhe disavantazhet e kornizave ligjore rinore.

Në një rajon me përqindje të lartë të të rinjve, fokusi duhet drejtuar tek të rinjtë. Pas shumë përpjekje dhe punë, më në fund edhe të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësinë e një ligji, që u përket atyre.

“Synimi është që përmes politikave rinore, konceptimit dhe zbatimit të tyre të sigurojmë gjithëpërfshirje, përfaqësim dinjitoz dhe mundësi akoma më të mëdha për të rinjtë shqiptarë. Përvoja e mëparshme e vendeve të rajonit do na ndihmojë të krijojmë një projektligj të mirë, në funksion të rinisë sonë. Ajo cfarë presim nga kolegët e rajonit është ndarja e eksperiencave gjatë procesit të draftimit të ligjit, si dhe ecuria e zbatimit të tij në vendet e gjithësecilit” – u shpreh zv. Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, z. Shpati Kolgega.

I ftuar nderi në Konferencë ishte dhe Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, z. Johan Ndisi, i cili inkurajoi këtë iniciativë të qeverisë shqiptare.

 

Diplomati i lartë ndër të tjera theksoi : “Përfshirja e të rinjve në hartimin e këtij ligji është thelbësore, për të siguruar që kërkesat e tyre të përmbushen në rregulloret e reja. Çdo politikë e zbatueshme rinore është ajo në të cilën të rinjtë janë të përfshirë në vendimmarrje!” Institucionet ndërkombëtare kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e politikave rinore në rajon, ndaj në këtë kuadër përshëndeti edhe përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, z. Enrico Guenther.

 

“Shqipëria po ecën në rrugën e duhur të reformave dhe ky Projektligj vjen në një moment kyc për vendin. Ne duhet t’ju ofrojmë mundësi të rinjve, që ta investojnë të ardhmen në atdheun e tyre, pa u ngjallur dëshirën e emigrimit apo të largimit për një jetë më të mirë” – u shpreh ai. Drafti i këtij Projektligji do të konsultohet gjithashtu me të rinj e të reja në të 12 qarqet e vendit, si dhe përmes një platforme online, duke ofruar akses për të gjithë.