S’jam kirurg i bisturisë,
nga kjo gjë nuk marr vesh fare,
por ja bëj autopsinë,
politikës shqiptare!
Do të thoshte Imzot Noli:
“Ku e lamë e ku na mbeti?!”,
në këtë farë derexheje,
nuk ka qenë kurrë mileti!
Për njëzet e tetë vite,
kemi qenë ca budallenj,
ndaj më del direkt nga shpirti:
“Na lodhët- o maskarenj!”
Është çudi si mbijeton,
akoma palo Saliu,
dhe kërkon revolucion,
të pijë ende gjak njeriu!
Ky komunist ekstremist,
më i ligu i Shqipërisë,
një ditë u bë papritur,
kampion i demokracisë!
Ky që arriti të bëhej,
Presidenti i Republikës,
ende sot vazhdon të jetë,
tumori i politikës!
Këta prokurorë legena,
që i bëjnë çështjet tërkuzë,
që merren me gjëra koti,
si s’i bënë një akt-akuzë?!
Kanë një vit e ca që merren,
vetëm me Sajmir Tahirin,
dhe s’guxojnë as ta thërrasin,
një herë Sali Qymirin?!.
Një vit e ca me Tahirin,
një provëz s’i gjejnë dot,
kurse për Sali Qymyrin,
prova dhe fakte ka plot!
Tash po bëhet zhurmë e madhe,
S’merret vesh se kush ka faj,
socialistja po dorëzon,
ish deputetët e saj!
Mbase gojën për t’i mbyllur,
partisë demokratike,
gjithë këto arrestime,
më duken si politike!
Ky është refleksion i qartë,
i luftës që bëjnë partitë,
drejtorët e opozitës,
një nga një po lenë qelitë!
Ishalla s’është e vërtetë,
do quhej qasje mjerane,
që partia në pushtet,
po bën vetë ca kurbane!.
Të jetë mirë me statistika,
me plot kuptimin e fjalës,
dhe s’po bën asnjë presion,
për arrestimin e Salës!.
Të paktën për Arben Çukon,
parandiej pafajësi,
po kështu-i arrestuar,
kujt i duhet sot ai?!
Në Lezhë kokat demokrate,
një nga një qelitë i lanë,
arrestuan Arben Ndokën,
mbasi i kanë vrarë dhe vllanë?!
Pse s’më thotë Petrit Vasili,
edhe Genti lemeria,
në këtë fund të Tetorit,
e kujt është prokuroria?!
Siç duket këta s’i hanë,
presionet psikologjike,
ndaj them-arrestimet kanë,
prapavijë politike!
Po të mos paragjykojmë,
çdo veprim që në fillim,
do presim dhe do shikojmë,
çdo të dali në hetim?
Do ta them atë që thashë,
dhe as topi nuk e lot,
po s’u arrestua Sala,
gjithë të tjerët janë kot!
* Arben Duka