Në rubrikën e sotme “Përgjigja ime” të kryeministrit, Rama iu përgjigj një qytetari që ankohej për punësimet, krimin e korrupsionin në Shqipëri.
Në komentin e tij qytetari kapej edhe me ironitë apo ofendimet e kreut të qeverisë.
“Flisni ju për punësime, o zot sa popull dele që jemi e prandaj bëni ju si ju do qefi shani, ofendoni, ironizoni këdo që nuk ndan të njëjtin mendim me tuajin. E keni kthyer atë vend në Geto, po po në Geto. Nuk guxon të dëgjosh një lajm sepse vetëm vrasje, zhvatje, korrupsion kudo. Shikon drejtorë, deputetët e ministra te zhytur e bërë palë me botën e krimit e bandat, këtë i premtove shqiptarëve në zgjedhje zotrote? Na vjen frikë të vijmë në vendin tonë, por kokën e kemi mbrapa sepse kemi prindërit, na përzurët nga shtëpia, nga vendi ynë. Turp t’ju vijë, sepse ju nuk jeni politikan, por biznesmen, ku çmimin e caktoni ju, e ne njerëzit artikulli që ju bëni pazare,” shkruan komentuesi.
Ndërsa Rama i ka bërë thirrje në përgjigjen e tij të mos e quajë “popullin dele” dhe të mos e shohë Shqipërinë vetëm nga kronikat e lajmeve me vrasje e drogë, pasi sipas tij çdo gjë është ndryshe.
“Flas për punësime që çke me të, këto 26 mijë vetë kanë sigurime shoqërore. Deri dje jetonin me lëmoshën e ndihmës ekonomike. Fjalën “popull dele” e kam ndeshur në shumë komente, por kushdo që ka këtë mendje, këtij populli t’i marrë të keqen se është më i zgjuar se unë e se ty bashkë. Mos thuaj që unë shaj e ofendoj përveç se padashje, por kërkoj falje pastaj, se e di që sharja e ul njeriun.
Ndërsa ironi e sarkazëm do bëj, s’ka rrugë tjetër kur ndeshesh me fyerjen e paditurinë. Pse thua jetojmë në Ghetto, ku ke parë ndonjë ghetto ti këtu. Pse vijnë turistët atëherë këtu? Për t’u vrarë e prerë? Jo mër jo.
Ke frikë të vish në Shqipëri ? Jo jo eja e shiko sa ndryshon Shqipëria nga edicionet e lajmeve e kronikat e portaleve. Do shohësh drejtorë që përballen me drejtësinë, por sepse po luftohen fort sot.
Mua më shaj sa të duash, s’ka gjë se ul veten, por popullin shttt,” përgjigjet Rama.