osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mediat e huaja jehonë operacioneve të policisë: 1500 oficerë në luftë kundër krimit

Mediat e huaja jehonë operacioneve të policisë: 1500 oficerë në luftë kundër krimit

Jehona e arrestimeve të njëpasnjëshme të ditëve të fundit, të kryera nga Policia e Shtetit ka kaluar kufijtë kombëtarë duke u pasqyruar në media prestigjoze si Reuters apo BalkanInsight.

Prestigjozja Reuters ndër të tjera shkruan se policia shqiptare ka arrestuar 27 persona dhe ka sekuestruar narkotikë dhe armë, të dielën gjatë një operacioni ndaj bandave që kontrabandonin heroinë në Gjermani.

Më shumë se 1,500 oficerë të Policisë së Shtetit në Shqipëri u përfshinë në operacione në të gjithë vendin, në kuadër të premtimit për rritjen e përpjekjeve të saj për luftimin e krimit si pjesë e synimeve për t’u bashkuar me BE.

Mes të tjerash, Reuters citon edhe ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka përshëndetur këtë operacion dhe ka deklaruar se BE pret që këto ndjekje dhe dënime të vijojnë.

Edhe BalkanInsight i ka kushtuar një artikull këtij mega operacioni duke përmendur ndër të tjera deklaratën e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila u shpreh në lidhje më kohëzgjatjen e hetimeve dhe shtrirjen e këtij operacioni në të gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu BalkanInsight i bën jehonë operacionit më të madh të zhvilluar në zonën e Shijakut dhe arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, të akuzuar për korrupsion dhe përvetësim të pronës shtetërore duke përdorur dokumente të rreme.