Mediat e huaja kanë raportuar për një marrëveshje paraprake për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, më 11 Nëntor në kryeqytetin e Francës, në Paris. lajmi është konfirmuar nga një ndihmës i politikës së jashtme në Kremlin.
Ushakov ka deklaruar se gjatë takimit të Putin me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Trump, John Bolton ishte diskutuar që dy presidentët të takohen më 11 Nëntor.
“Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të takohen së shpejti. Sot është diskutuar dhe është rënë paraprakisht dakord që takimi të mbahet më 11 nëntor në Paris”, ka thënë Yuri Ushakov
Gjithashtu të dy presidentët janë takuar edhe herë të tjera, që nga koha kur Trump u vendos në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa herën e fundit që diskutuan bashkë,Donald Trump u kritikua rëndë nga opinioni politik amerikan.