Sot do të dalin para gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë të arrestuarit nga goditja e katër grupeve kriminale për trafik droge, korrupsion në burgje dhe skandalit me pronat, ndërsa për laboratorin e heroinës në Has pesë të arrestuarit dolën para trupës ditën e hënë.
Janë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Çuko dhe Ndoka u zbuluan nga grupi kriminal Avdulaj. Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.
Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.
Të akuzuarit nga prokuroria
TRAFIK DROGE
1.Hajri Seferi, Shijak
2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli), Shijak
3.Shkëlqim Avdyli, Shijak
4.Astrit Avdyli (alias Sulejmani), Shijak
5.Saimir Gjepali Shijak, Shijak
6.Marjo Zeqiri (alias Edinjo), Sukth
7.Altin Avdyli, Shijak
8.Jasin Abdul, Konispol
9.Fatos Llaftiu, Shijak
10.Denis Llaftiu, Shijak,
11.Esat Mehmeti, Fier
12.Petrit Sulejmani, Patos
13.Saimir Sulejmani, Patos
14.Elis Guri, Shkodër
15.Ilirjan Prifti, Fier
16.Petro Kuçi (alias Abedin Kuçi), Delvinë
17.Bledar Koçi, Lushnje
18.Ardit Gjyriqi, Tropojë-Tiranë
19.Elton Shehaj, Tiranë
20.Armand Spiro, Tiranë
KORRUPSION I ZYRTAREVE
21.Arben Çuko, Lushnje-Tiranë
22.Artur Balla, Elbasan
23.Qerim Musha, Tiranë
ABUZIME ME PRONAT
24.Arben Ndoka, Lezhë
25.Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Lezhë
26.Eraldo Smaçi, Lezhë
27.Bldera Cara, Lezhë
28.Bledi Ndokaj, Lezhë
29.Lule Zeneli, Lezhë
30.Luigj Paloka, Lezhë
31.Kolë LLeshi, Lezhë
32.Vlash Gazulli, Lezhë
33.Zef Ndoka, Lezhë
34.Mimoza Ndoka, Lezhë
35.Paulin Simoni, Lezhë
36.Vasil Nika, Lezhë
37.Genc Zeneli, Lezhë
38.Marjeta Perskura, Shkodër
39.Emanuel Gjura, Lezhë
40.Zef Lazri, Lezhë