Italia përfshihet nga moti i keq në pjesën Jugore dhe në atë qendrore të vendit.
Parashikimet metereologjike flasin për reshje të dendura që do vazhdojnë edhe gjatë gjithë ditës së martë.
Sipas mediave italian, shkollat do të qëndrojnë mbyllur si masë sigurie edhe një pjesë e madhe e shkollave në jug të vendit.
Nga reshjet e dendura që vazhdojnë prej mbrëmjes së të hënës janë mbyllur shkolla në Peskara dhe do të vazhdojnë të jenë dhe të martën
Kryebashkiaku i qytetit ka folur për situatën e keqe që ndodhet vendi, ai ka theksuar se prioritet mbetet siguria e banorëve dhe për këtë arsye janë marrë masa.
Ndërkohë edhe në zonën Kampania është vendosur gjendja e alarmit për shkak të reshjeve të dendura, të cilat parashikohen të zgjasin gjatë gjithë ditës. Në disa zona parashikohet se mund të ketë dhe stuhi. Në këtë rajon katet e para të pallateve dhe disa dyqane janë përmbytur, ndërsa dëmet material janë të konsiderueshme.
Njoftohet se dhe në Kapri portet për momentin qëndrojnë mbyllur për shkak të detit të trazuar, erërave me shpejtësi të lartë dhe reshjeve të dendura.