Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.
Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë.
Sipas burimeve të Shqiptarja.com, kanë nisur bisedimet për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e ish-Bllokut në Tiranë me 1 të vrarë e 2 të plagosur.
Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete.
Pistoleta me të cilën komando qëlloi mbi personat në konflikt, pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë.