Fytyra e pikëlluar e një djaloshi të vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prekur me mijëra zemra së fundmi.
Vogëlushit 6-vjeçar, të quajtur Teddy, nuk i vajti asnjë nga shokët e kopshtit te festa që organizoi në një piceri.
Mamaja thotë se ajo kishte përgatitur qeska me ëmbëlsira për ftesa dhe kishte folur me disa prej prindërve, të cilët i patën thënë se do të vinin.
Por pasi lajmi u bë viral nëpër internet, djali ka marrë oferta nga më të ndryshmet.
Një prej tyre është ekipi Phoenix Suns.
Ata i kanë ofruar bileta falas te një ndeshje e rëndësishme, dhe madje që ta shohë bashkë me ekipin.
Mamaja e Teddy-t tha se kjo është hera e parë që ai do të shohë një ndeshje në NBA./a.k/noa.al/