Sulejman Pitarka, lindi më 2 shkurt të vitit 1924 në Dibër dhe vdiq në Tiranë më 24 mars të vitit 2007, ishte nje aktor shqiptar i gjysmës së dytë të shekullit XX, i nderuar me titullin Artist i popullit. Sulejman Pitarka ka luajtur me sukses rreth 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinema. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”.
Më 1927, kur ai ishte në moshën tre vjeçare familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë.
Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – ’47) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit. Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkangjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.
Filmografia
Dramat e Komedite
Loin des barbares – (1994)
Vdekja e burrit – (1991) …Diplomati
Historiani dhe kameleonët – (1989)…Zenel Beu
Rrethimi i vogël – (1986) ………..Llambi Guri
Nata e parë e lirisë – (1984)
Nxënësit e klasës sime – (1984)……Çelo Kasapi
Në prag të lirisë – (1981)
Shtëpia jonë e përbashkët – (1981)
Agimet e stinës së madhe – (1981)…..Ali Beu
Goditja (1980)
Ballë për ballë – (1979)…….Zheleznovi, Komandanti Rus i Bazes
Gjeneral gramafoni – (1978)…Xha Avdiu
Pas gjurmëve – (1978)…Xha Lipja
Gunat mbi tela – (1977)…Gjenerali
Tinguj lufte – (1976)…Galip Shkëmbi
Horizonte të hapura – (1968)…Sokrati
Debatik – (1961)…Mësuesi
Teatër
Familja e peshkatarit
Shtatë shaljanët
Vajza nga fshati
Trimi i mirë me shokë shumë
Doktor Aleksi
Besa e madhe
Epoka para gjyqit
Prefekti
Toka jonë (teatër)
Televizori
Otello
Gratë gazmore të Uinsdorit
Valon Drogirashi
Borgjezit fisnik
Arturo Uji
Pjata e drurit
Gratë para drurit