Nga Alfred Peza
Carlo, e vetmja vështirësi që kam në komunikimin tënd, është se unë nuk di si të të drejtohem në fakt. Të të drejtohem si shqiptar, ti je edhe Italian. Të të drejtohem si koleg, më duhet të pyes njëherë më parë në zyrën e organizimit, nëse e ke marë teserën e anëtarit të Partisë Socialiste meqë këto kohë kemi edhe fushatën e pranimeve të reja në parti. Të të drejtohem si gazetar, me rezulton se je botues e pronar mediash.
Të të drejtohem si analist, me rezulton bashkë me Albën, biznesmen. Njeriu i shkretë në këto kushte bëhet lëmsh dhe nuk di se kujt ti drejtohet në fakt: 20 përqindishit si botues, pronar, gazetar e analistë. Apo 80 përqindshit tjetër si biznesmen.
Meqë kishe merak një pyetje që unë nuk I paskërkëshëm bërë Berishës gjatë emisionit tek Eni Vasili, i cili është bërë edhe shkaku i rinisjes së luftës së fundit ndaj meje (Alpenews.al që unë drejtoj paska ribotuar një status të tij në fb, ku përmendej emri yt pas arrestimit të një ish botuesit tënd në Pulia), po të bëj edhe unë një pyetje: A është bashkëshortja juaj Alba Malltezi, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe Eva Doçin si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli?
A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore?
A është “Superba S.R.L” aksionere edhe në “Everest Oil” e cila ka për administrator ish kandidatin për kryetar Bashkie dhe ish drejtorin e KESH-it të Sali Berishës, Gjergj Bojaxhiun?
Kaq për sot.