osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jari, i mahnitur nga respekti i Doktorit për Elvana Gjatën

Jari, i mahnitur nga respekti i Doktorit për Elvana Gjatën

Jari është hutuar pak nga këto arrestimet e fundit dhe po përpiqet me shumë sforcim të kuptojë se çfarë po ndodh realisht.

Lajmet e portaleve ia shtojnë më shumë paqartësinë, ndërsa debatet në televizion nuk i ndjek dot deri në fund, se e merr gjumi nga ora 10 e mbrëmjes, kur ato janë në mes.

Por si gjithmonë, në të tilla raste Jari e gjen shpëtimin tek Doktori.

Ndaj edhe sot, fiks në orarin e fiqve, pasi i lexoi nga tre herë gazetat dhe portalet, që t’i kuptonte më mirë, ai mblodhi forcat dhe shkroi mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!

Me arrestimet e fundit të shumë trafikantëve dhe zyrtarëve, Qeveria e krimit do të na hedhë hi syve, por ne nuk jemi syleshë.

Ata janë duke futur brenda vetëm banda të opozitës, ose kriminelë neutral, dhe nuk i po prekin bandat e veta.

Për t’i dalluar se cilat janë bandat tona, shikoni ato që nuk i përmend kurrë Doktori.

Po i zuri me gojë emrat e banditëve ai, ta dini që janë të Edi Ramës dhe të PS-së.

Mbrëmë deshën ta kapin në gabim tek Eni Vasili për atë te basteve që u plagos te Blloku, por Doktori nuk gjendet asnjëherë pa argument.

E dëgjuat vetë sa bukur e kaloi.

-Kisha hallin e Elvana Gjatës, tha, këngëtares së nderuar, prandaj nuk fola, ndërkohë që vazhdonte të shante të dashurin e saj, që e quante mik të Sajmir Tahirit.

Sepse e gjithë Shqipëria e njeh Doktorin, që ai kurrë nuk flet për femra dhe asnjëherë nuk i futet tjetrit tek çështjet private dhe intime, sepse është malësor me virtyte të larta.

Nga ana tjetër, Doktori ka dhënë prova se ka respekt për vajzat blogere, që i fitojnë lekët me aktivitetin e tyre, pa pasur nevojë për partnerët e vet, sado lekë të kenë këta të fundit.

Ndaj që të mos hutoheni si unë gjatë këtyre ditëve, mos u lodhni të kuptoni vetë ndonjë gjë nga këto goditjet e bandave, por dëgjoni çfarë thotë Doktori me gojën e vet, ose përmes qytetarit digjital, se e njëjta gjë është.

Nëse nuk arrestohet kreu i Meduzës së krimit, Edi Rama, dhe kryetrafikanti i të gjitha trafiqeve në Shqipëri, Taulant Balla, ta dini se bëhet fjala ose për banda të opozitës, ose për kriminelë neutralë.

Për çdo paqartësi, ndiqni me vëmendje reagimet e mëtejshme të Doktorit, sepse vetëm ai nuk gabon kurrë.

E para, sepse ka informacion, por më e rëndësishmja, se nuk ngatërron asnjëherë librin e shtëpisë sonë me atë të kundërshtarit.

Për të qenë brenda, mos i dëgjoni ca ditë deklaratat e Lulit, sepse mund të bëjë ndonjë gabim pa dashje, dhe mund të ngatërroheni.

Sepse Luli, jo vetëm nuk ka aftësinë e Doktorit për këto punë, por mund të bëjë ndonjë gafë me këto lidhjet familjare, sepse ai familje quan vjehrrin, vjehrrën dhe kunatin.

Por shumica e shqiptarëve e mendojnë ende si Doktori këtë punë, që familje janë gruaja, djali dhe vajza.

E derisa t’i bindim njerëzit të pranojnë këtë standartin e Lulit, Edi Rama mund të na kalojë edhe disa herë të tjera mbi trupat tanë, ashtu si Fatmir Xhafaj kur u bë ministër i Brendshëm.

I juaji, Jari!”