osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

INSTAT: Kosovarët dyndje drejt Shqipërisë edhe me taksën e Rrugës së Kombit

INSTAT: Kosovarët dyndje drejt Shqipërisë edhe me taksën e Rrugës së Kombit

Ndryshe nga muajt e tjerë shtatori është shoqëruar me një fluks të madh të shtetasve kosovarë që e vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike. Dhe fluksi ka pësuar rritje edhe pse në mes të muajit shtator hyri në fuqi qarkullimi me pagesë në Rrugën e Kombit, ku me përjashtim të atyre që kanë abone të gjithë paguajnë nga 5 euro për një kalim. Fluksin e kosovarëve duket se e ka favorizuar edhe moti i mirë.

As taksa në Rrugën e Kombit nuk e ka ndalur fluskin e shtetasve kosovarë që vijnë për arsye turistike në Shqipëri.

Ata kanë pasur numrin më të lartë të hyrjeve në Shqipëri gjatë muajit shtator.

Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar.

Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.

Taksa e Rrugës së Kombit hyri në fuqi në mes të muajit shtator dhe çdo drejtues automjeti që nuk disponon një abone duhet të paguajë 5 euro për një rrugë.

Favorizues duket se ka qenë edhe moti i ngrohtë, ndërsa kjo situatë tregon se pushuesit kosovarë kanë preferuar më shumë vizitat në fundjavë.

Nëse bëjmë një krahasim si nëntëmujor, shohim se ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia vijin që të mbajë peshën kryesore me një rritje prej 37,2 %.

Muaji shtator ka rezultuar shumë pozitiv edhe përsa i përket numrit të pushuesve në total, ku konstatohet se në vend kanë hyrë mbi 664 mijë të huaj.

Shtetasit kosovarë
159.731 2017
265.148 2018