Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla publikoi shifrat e këtij “Viti Akademik” me anë të një grafiku, ku deklaroi se Reforma e Arsimit të Lartë po jep rezultat.
Të dhënat e këtij viti akademik që sapo ka nisur flasin për rritjen e cilësisë së studentëve në auditorët e universiteteve tona. Sot, 76% e studentëve të regjistruar në vit të parë në universitetet publike janë me notë mesatare mbi 7 dhe 32% me mesatare mbi 8.5.
Ndërkohë raporti për studentët e regjistruar në universitetet private është 55% mbi 7 dhe 23% mbi 8.5.-u shpreh Nikolla.