Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka reaguar pasi Lulzim Basha në Prokuroria e Tiranës e akuzoi se ishte i përfshirë në aferën e Toyota Yaris.
Manja në një postim në rrjetet sociale shkruan se do ta pasisë në Gjykatë, Bashën për deklaratën e sotme.
PSOTIMI I PLOTË
Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!
Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!
Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit